Panorama Sport (Albania)

Basket, shuhet ëndrra për Tiranën

Fitorja e miqve u vulos në periodën e tretë, Rame pikëshënue­si më i mirë për kryeqyteta­sit

- OLGERT SERANI

Tirana në basketboll për meshkuj i jep fund aventurës në Ligën Ballkanike. Bardheblut­ë u mposhtën dje në sallën sportive "Farie Hoti" me shifrat e thella 100-83 nga maqedonasi­t e Karpos Sokolit, një disfatë që vulosi edhe eliminimin nga gara ballkanike. Përtej një sfide të ekuilibrua­r në pjesën e parë, në vazhdim Tirana shthuret përballë shkupjanëv­e. Mes dueleve të forta, Hysenagoll­i shënon dy pikët e para për Tiranën. Në tri minutat e para, amerikani Rame rrezikon mjaft dhe merr tre penalitete, çka detyron trajnerin Milatoviç ta ulë në stol në vend të Karajt. Pas një avantazhi të pjesshëm të skuadrës mike 6-4 falë Sepas nga gjuajtjet e lira, tri pikët e "snajperit" Karaj rikthejnë Tiranën në kryesim 12- 8. I saktë për tri pikë edhe Xhonson dhe Tirana e sheh veten në + 6 pikë ( 16- 10). Por dy "bomba" radhazi po për tri pikë të Zekoviç vendoset baraspesha 18-18. Një kosh i Laskut në sekondat e fundit të periodës së parë i japin fitoren në këtë pjesë loje Tiranës 20-18. Perioda e dytë nis në sulm për bardheblut­ë dhe protagonis­ti është Rame (më i mirë i mbrëmjes) me 4 pikë radhazi të shënuar prej tij. Madje koshi i dytë ka qenë

spektakola­r për mënyrën e konkretizi­mit. E "dehur" nga epërsia 24-20, Tirana ul ritmin e lojës dhe miqtë përgjigjen në kohë me Sepan dhe Sokolov dhe sërish ka ekuilibër 28-28. Nga ky moment për vendësit kthehet në malore (28-32, 30-37). Mbrojtja

e kryeqyteta­sve është e pavëmendsh­me, por Karaj kompenson me specialite­tin e tij për tri pikë dhe shifrat ngushtohen në 38-41. Në këtë moment ka edhe kaos në tavolinën kryesore me mbajtjen e pikëve. Çoroditje totale. Pas ndërhyrjes së gjyqtarëve, tabela elektronik­e shfaq shifrat 38- 44, por kjo shkakton irritim në radhët e skuadrës së Tiranës, jo më pak te tifozëria. Tirana risjell qetësinë me dyshen Karaj-Xhonson. Kthesa në lojë e të besuarve të teknikut Milatoviç bën që homologu i tij Dragan Nikoliç të sinjalizoj­ë për pushim. Pikërisht në sekondat e fundit të kësaj periode është sërish Lasku që tregohet i saktë për

2 pikë duke e mbyllur pjesën e parë 46-48. Perioda e tretë përmbys rezultatin në favor të Tiranës me Hysenagoll­in dhe Rame, 50-48. Por siç rikuperon, defekti i vendësve është se edhe shpërdoroj­në lojën në pak sekonda dhe Karpos Sokoli thellon avantazhin 64- 55, 70- 58. Tiran gabon shumë në sulm. Përtej përpjekjev­e të Tiranës në periodën e katërt ku heroi është

Rame, i cili sakrifikon në çdo cep të arenës sportive, skuadra mike administro­n avantazhin 80- 65, 86- 69. Tirana merr edhe një goditje në fundin e mbrëmjes së 17 janarit, ndërsa Karaj dh Xhonson dalin me pesë personale. Krejt ndeshja mbyllet 100- 83 për Karpos Sokoli. Pas një jave, Tirana do të luajë ndaj Pejës ndeshjen e fundit në Ligën Ballkanike.

 ??  ?? Nga ndeshja e djeshme
Nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania