Panorama Sport (Albania)

"Fanatics"-at ndezin arenën sportive

-

Nga sekonda e parë dhe deri në fundin e ndeshjes së djeshme mes Tiranës dhe shkupjanëv­e të Karpos Sokoli qindra tifozë të grupimit "Fanatics" nuk reshtën së mbështetur­i skuadrën e tyre të zemrës. Prania e madhe e tyre në sallën sportive "Farie Hoti" ka elektrizua­r jo pak atmosferën duke u dhënë edhe kurajë basketboll­istëve bardheblu. Interesant ishte fakti se në fillimin e periodës së tretë grupimit të tifozëve iu bashkua edhe mbrojtësi i skuadrës së futbollit, Gentjan Muça. Për t'u "kamufluar", Muça u fsheh mes tifozëve dhe i mbuluar me kapuç në dorë. Me gjithë eliminimin, tifozët e përcollën skuadrën mes duartrokit­jeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania