Panorama Sport (Albania)

Rosberg: Botas, zëvendësue­si im perfekt

-

"Kjo është pikërisht ajo që unë isha kisha shpresuar për të. Ekipi gjeti zëvendësue­sin e duhur në vetëm pak kohë". Kështu u shpreh ish-piloti i Mercedesit, Niko Rosberg, gjatë një eventi në Gjenevë, rreth marrëveshj­es së arritur mes finlandezi­n Valteri Botas, i cili do t'i bashkohet britanikut Luis Hamilton për sezonin 2017. "Është i shpejtë dhe i besueshëm si pilot, - shtoi kampioni i botës në fuqi. - Mezi pres ta shoh se çfarë do të jetë në gjendje të bëjë dhe si do të shkojë me Luis". Me superlativ­a për zgjedhjen e bërë ka folur edhe Niki Lauda, presidenti jo ekzekutiv i Mercedesit. "Botas ishte personi më i mirë. Mendoj se ai mund të garojë po aq shpejt si Niko. Unë besoj se mund të fitojë titullin botëror".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania