Panorama Sport (Albania)

"Australian Open", Xhokoviç dhe Nadal, në raundin e dytë

-

Serena Uilliams është kualifikua­r pa probleme në raundin e dytë të "Australian Open". Tenistja amerikane, fituese e titullit në Melburn për gjashtë herë në karrierën e saj, eliminoi në debutim zviceranen Belinda Bençiç 6-4, 6-3. Po kaq e lehtë ka qenë starti edhe për spanjollin Rafael Nadal dhe kanadezin Milosh Raoniç. Një "break"/set i mjaftoi Nadal, numri nëntë në renditjen botërore, për të mbyllur llogaritë me gjermanin Florian Majer 6-3, 64, 6-4. Asnjë surprizë nuk rezervoi as Raoniç, i cili iu imponua gjermanit Dastin Braun 6-3, 6-4, 6-2. U kualifikua në turin e dytë edhe Novak Xhokoviç. Serbi, numri dy në botë, mposhti spanjollin Fernando Verdasko, numri 40 në renditjen botërore 6-1, 7-6, 62 në dy orë e njëzetë minuta lojë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania