Panorama Sport (Albania)

Anglia i thotë "jo" një gare në Uells

-

Presidenti i Federatës Britanike të Garave, Derek Varvik, shpreson se projekti i cirkuitit të Uellsit me pak gjasa mund të realizohet, duke i lënë kështu pistën historike të Silvestoni­t që të presë sërish garën britanike në Botërorin e MotoGP-së. "MotoGP-ja është shumë e rëndësishm­e për Silverston­in. Kjo garë do të zhvillohet këtu edhe për dy vitet e ardhshme dhe unë shpresoj që cirkuiti i Uellsit, për të cilën është folur, nuk do të realizohet", tha ai. Varvik është një tifoz i madh i MotoGPsë, sidomos i Valentino Rosit. "Italiani është një legjendë e sportit, në të vërtetë jo vetëm në MotoGP, është si Sena dhe Fanxho. Mendova se kisha parë më të mirën e tij dy vjet më parë, por ai kurrë nuk pushon së më befasuari mua", e mbylli Varvik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania