Panorama Sport (Albania)

Koret raciste

-

Situata dje në sallën sportive "Farie Hoti" për pak sa nuk doli jashtë kontrollit. Për disa minuta radhazi grupimi i "Fanatics" u bë protagonis­t i koreve raciste në drejtim të skuadrës maqedonase të Karpos Sokoli. Por ky veprim tërhoqi vëmendjen e gjyqtarëve. Njëri prej treshes së arbitrave malazezë u kërkoi përfaqësue­sve të klubit bardheblu që të merrnin masa, në të kundërt nuk do të fillohej ndeshja. Me shumë gjasa, koret raciste do të jenë objekt i disiplinës ku klubi Tirana mund të dënohet me gjobë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania