Panorama Sport (Albania)

Dëmtimi

-

Blerja e minutës së fundit nga Tirana për dy ndeshjet e mbetura të Ligës Ballkanike të basketboll­istit Robert Shestani rezultoi fatale për të riun. Ndërsa trajneri Nikola Milatoviç i besoi titullarit, tre minuta nga fundi i periodës së parë Shestani është dëmtuar në gju duke e detyruar atë të lërë parketin dhe duke e mbyllur në mënyrën më të keqe të mundshme pikërisht aty aventurën ballkanike. Në pushimin e ndeshjes, Shestani u pa duke çaluar nën asistencën e mjekut të klubit kryeqyteta­s.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania