Panorama Sport (Albania)

Të flasësh apo të mos flasësh?

- Nga LUAN VUKATANA

M endoj që erdhi momenti që të vendos zërin tim te shpirti im i brendshëm për t'ju përgjigjur pyetjes që deri diku më ka munguar: "Të flasësh apo të mos flasësh?".

Gjithmonë kam menduar se kam qenë i suksesshëm në karrierën time sportive 14-vjeçare, falë talentit, mundit dhe sakrificës sime. Por, asnjëherë, nuk më pëlqente të flisja për veten time. E, megjithatë, që të jem i sinqertë, kënaqesha kur dëgjoja të tjerët që flisnin me superlativ­a duke vlerësuar talentin tim, fantazinë në lojë, teknikën, rrezikshmë­rinë për kundërshta­rin, pasionin dhe dëshirën për të fituar gjithmonë. Dhe nuk ishte e lehtë, mbasi u desh të sakrifikoj­a rininë time. U bëra pjesë e ekipit të të rriturve të ekipit të Vllaznisë që në moshën 16-vjeçare, pjesë e atij klubi ku luanin të famshmit Sabah Bizi, Din Zhega e të tjerë. Një fëmijë i imët, me këmbë të holla, që shumë shpejt do të jepte kontributi­n e tij në sukseset e këtij ekipi me vlera.

Në zhvillimet e sotme të futbollit shqiptar bëhen shumë etiketime për legjendat e këtij sporti. Dhe me të drejtën e mendimit tim drejtoj pyetjen se: çdo të thotë të të etiketojnë legjendë të futbollit shqiptar, gjë të cilën unë personalis­ht nuk kam arritur ta marr këtë vlerësim? Në perceptimi­n tim, të jesh legjendë, do të thotë, të jesh shumë i suksesshëm. Dhe të jesh i suksesshëm, në radhë të parë, duhet të kesh jetëgjatës­i në sport. Sepse nuk mund të jesh i suksesshëm me një, dy apo tri vite karrierë sportive. Të jesh i suksesshëm, do të thotë të kesh trofe mbi supe. Do të thotë, të kesh qenë pjesë e ekipeve përfaqësue­se të Shqipërisë. Do të thotë, pse jo, të jesh shpallur futbollist­i më i mirë i vendit ndonjë vit. Pra, të jesh legjendë mbi bazën e evidencave dhe jo mbi bazën e një cope letre që, fatkeqësis­ht, sot jepen nga FSHF si diplomat false mbas viteve '90... Jepen me radhë e pa radhë, me meritë e pa meritë (problemi është për ato pa radhë e pa meritë, të cilët janë më të shumtë). Nga të gjitha sa përmenda me sipër, dua të evidentoj disa arritje të miat gjatë karrierës sportive: - Fitues i Kupës Kampion i Shqipërisë me ekipin e Vllaznisë në vitet 1978 dhe 1983.

- Fitues i Kupës se Republikës po me ekipin e Vllaznisë përkatësis­ht në vitet 1979, 1981, 1987. Pra, 5 trofe "de facto".

- Lojtar i përfaqësue­ses së Shpresave dhe Kombëtares së Shqipërisë nga viti 1976 deri në vitin 1984. - Fitues i anketës: futbollist­i më i mirë i Shqipërisë (10 sportistët më të mirë të vitit) në vitin 1983. - Pjesë e 11-shes më të mirë të Vllaznisë vitet '80 dhe ' 90.

Dhe po mundohesha të bëja paralelizm­in me legjendat e shpallura nga zoti Duka dhe suita e tij në vitet e fundit, ku për shumë prej tyre nuk mund t'i gjeja këto suksese. Prandaj dhe vendosa ta thyej atë idenë se njerëzit e suksesshëm më shumë dëgjojnë se flasin për veten e tyre. Por, në qoftë se ne nuk flasim, shumë gjëra do të mbeten të gabuara përgjithmo­në ku regresi do të dominojë progresin. Nga gjithë analiza ime, faktet janë të shumta për ato që kanë hyrë pa radhë dhe pa meritë. Pra, o njerëz, që të kesh atë copë letër që e ka humbur kuptimin e vërtetë të fjalës legjende, duhet që të lëpish b... e zotit Duka ose t'i ngjitesh atij si m... mbas këpucës. Apeli im është: Zoti Duka, mos shpërdoron­i besimin e atyre që ju kanë dhënë mundësinë e detyrës që mbani! Në qoftë se nuk i dini kriteret e vlerësimev­e, sepse helbete nuk keni pasur asnjë lidhje me fushën e futbollit, zgjidhni njerëz të aftë dhe të ndershëm në pozicionet e institucio­nit që drejtoni. Në qoftë se është e qëllimshme, historia do t'ju dënojë sepse një LEGACY nuk mund të shuhet nga individë të pandershëm. Gjithashtu, hiqni dorë nga praktikat e shëmtuara duke nderuar e vlerësuar njerëzit pas vdekjes për vlerat e meritat e tyre. Jepuni sodisfaksi­onin e vlerave të tyre sa janë gjallë.

Rikthehem përsëri te pyetja: "Të flasësh apo të mos flasësh...?".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania