Panorama Sport (Albania)

Karabeci, dëmtim horror në dush

Gjakderdhj­a i shkaktoi gjendje të fikëti, mesfushori do të qëndrojë javë jashtë fushave

- ADELA MERKO

Erando Karabeci pë son dëmtim të rëndë në kabinën e dushit. Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e së martës, pasi Tirana ka mbërritur në kryeqytet pas ditëve turke. Lojtari, me të arritur në shtëpi (pas orës 23:00), është futur nxitimthi në dush. Pikërisht në atë çast ai ka rrëshkitur te pllaka e dushit prej porcelani, e cila nga goditja është thyer. Kjo ka rezultuar fatale për kapitenin e Tiranës, pasi pësoi jo pak, por një çarje prej 20 centimetra­sh në kofshë. Lojtari humbi shumë gjak dhe rrjedhimis­ht i ra tensioni, që i shkaktoi edhe gjendje të fikëti. Por, për fat, e kanë kapur shpejt në dorë familjarët, të cilët, pasi i kanë mbledhur këmbën me një fashë për të bllokuar gjakderdhj­en, me urgjencë e kanë dërguar në spital. Ndërhyja e mjekëve ka qenë e menjëhersh­me. Ata e kanë futur në sallën të operacioni­t, pasi dëmtimi nuk ka qenë vetëm sipërfaqës­or. Mjekët kanë qepur fillimisht kockën, më pas muskulin dhe në fund lëkurën, në total në kofshën e tij kanë përfunduar 20 qepje. Natën e ka kaluar nën kujdesin e bluzave të bardha dhe vetëm dje e kanë lënë të lirë që të shkojë në shtëpi. Vështirësi­a që ka për të ecur, ka bërë që të marrë edhe paterica dhe vetëm me ndihmën e tyre do të mund të lëvizë në hapësirën e shtëpisë. Mjekët i kanë këshilluar regjim total për të paktën 1 javë që nuk duhet të lëvizë as nga shtrati, ndërsa pas 10 ditësh do të shkojë për të bërë kontrollin e parë dhe pastrimin e plagës. Për të shmangur ndonjë infeksion të mundshëm, ai ka marrë edhe gjilpëra. Mungesa e tij do të jetë një humbje e madhe për ekipin e Tiranës, pasi Karabeci do të jetë i detyruar që të mungojë për të paktën 6 javë. Zyrtarisht, ai mund të shkelë fushën e blertë vetëm më 1 mars dhe që pas këtij afati fillimisht do

t'i duhet që të rifitojë formën fizike, pasi mungesa e aktiviteti­t do të ndikojë ndjeshëm. I kontaktuar nga gazeta, kapiteni konfirmon se tashmë e kaloi rrezikun, megjithatë sqaron se pas këtij dëmtimi horror riaftësimi do zgjasë afro 2 muaj. Nga ndeshjet e

kampionati­t, ai humb përballjet me Teutën, Laçin, Kukësin, Partizanin dhe Flamurtari­n. Por jo vetëm, pasi edhe dy ndeshjet e çerekfinal­es së Kupës së Shqipërisë, që luhen kundër Kukësit më 1 dhe 15 shkurt, ai do të mundet që t'i shohë vetëm si tifoz.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania