Panorama Sport (Albania)

“Dorëzohet” Josa: Nuk pres shumë nga merkato

"Pjesërisht i kënaqur nga faza, dy javë kohë për afrimet"

- MERKO

Mirel Josa nuk pret shumë nga kjo merkato. Fill pasi ka zbritur në Rinas, trajneri i Tiranës ka bërë "bilancin" për 10 ditët e përgatitje­ve në Antalia, por edhe për afrimet e munguara. Gjatë deklaratës së dhënë për mediat, numri një i pankinës së kryeqyteta­sve ka sqaruar se ai pret lojtarë që t'i shërbejnë menjëherë ekipit dhe jo elementë pa përgatitje­n e duhur fizike, sikundër ndodhi me moldavin Petru Leuka. Në mbyllje, Josa komentoi edhe derbin në avion. Trajneri evidentoi se ata janë miq dhe nuk sheh kurrfarë problemi nëse kjo marrëdhëni­e e mirë mund të zgjasë edhe në fushë.

Josa, si përfunduan ditët turke, me sukses?

Më mirë do të flas të enjten. Më ka lënë dy shije kjo fazë. I kënaqur jam me lojtarët që janë stërvitur që nga fillimi dhe u janë përgjigjur seancave përgatitor­e. Ana tjetër, negative, lidhet me ardhjen me kompletimi­n e vonshëm të grupit. Ky është një problem që më shqetëson.

A do t'ju kushtëzojë ky fakt?

Kushtëzon në përgatitje­t individual­e të çdo lojtari dhe rrjedhimis­ht ndikon te forma e skuadrës.

Po në përcaktimi­n e formacioni­t tip a do të ndikojë? Këtë do ta shohim. Tirana ka qenë shumë e vakët në këtë merkato dimri, në sulm ende nuk është gjetur "bomberi" që ju prisni...

E thashë edhe kur u nisëm për në Turqi, që do të tregohemi të kujdesshëm, pasi janari është shumë i vështirë për të gjetur të duhurit. U munduam që të gjejmë, nuk na doli siç pritej. Lojtari (i refADELA

erohet moldavit Leuka) kishte cilësi dhe nuk mund t'ia mohoj, por nuk kishte përgatitje fizike. Por ne duam lojtarë që të na shërbejnë në mënyrë imediate. Megjithatë, le të shpresojmë, pasi kemi edhe dy javë kohë.

A besoni se mund të gjeni

të duhurin deri në mbyllje të tregut të shitblerje­ve?

Unë personalis­ht nuk pres shumë. Do përqendroh­em që të rris gjendjen e lojtarëve që kemi momentalis­ht në përbërje, por po na doli ndonjë gjë e mirë, do ta marrim.

Si shkoi derbi në avion...?

Ne jemi miq, pastaj ne ishim edhe me Flamurtari­n në të njëjtin avion.

Mos do ta ruani miqësinë edhe në fushë?

Nuk ka asnjë lloj problemi nëse e ruajmë edhe në fushë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania