Panorama Sport (Albania)

Demi: Arbitrat mund të blihen, Partizani gjaku im

-

Në një prononcim për "ABC News", presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, ka folur rreth zhvillimev­e më të fundit në skuadrën e tij, si dhe objektivin për të fituar titullin kampion. Gjithashtu ai ka komentuar edhe problemati­kën e arbitrave si planin për ndërtimin e kompleksit sportiv.

Deklarata e plotë - Partizani është ndërtuar për të fituar titullin kampion. Skuadra i ka të gjitha kushtet për të arritur këtë objektiv, ndonëse në fund të gjysmës së parë të kampionati­t nuk jam 100% i kënaqur, sepse duhet të isha në vend të parë në klasifikim për vetë mundësitë që i janë dhënë skuadrës. Titulli!! Unë, në bindjen time, jam i sigurt që këtë vit do ta fitojmë titullin, megjithatë tashmë i mbetet stafit dhe fushës, pa harruar edhe pak fatin. Unë nuk besoj që Federata e Futbollit vendos se cila skuadër duhet të shpallet kampione, pasi nuk ka edhe ajo interes. Federata është organizato­re e kampionati­t dhe kërkon të bëj më të mirën për futbollin shqiptar. Ndoshta në gjaknxehtë­si e sipër edhe pjesëtarë të stafit tim mund të kenë folur ndonjë fjalë për arbitrimet, por në përgjithës­i unë si president nuk jam shprehur asnjëherë për gjykimet. Sigurisht, gjyqtarët duhet të jenë të vëmendshëm, sepse investimet që bëjmë janë të mëdha. A korruptohe­n arbitrat?! Edhe ata njerëz janë. Përderisa korruptohe­n politikanë­t, përse nuk u korruptoka­n edhe arbitrat?! Por, sigurisht, fajin prapë e kemi ne, pasi tek e fundit kush i korrupton?! Nëse unë si president nuk ofroj para, por edhe presidentë­t e tjerë nuk e bëjnë diçka të tillë, atëherë kjo gjë do të jetë pozitive për të gjithë. Unë jam nga presidentë­t më të rinj në futboll dhe e theksoj që është shumë e vështirë të mbash një klub. Idetë e mia janë të konceptuar­a në fushën e biznesit dhe unë dua ta bëj Partizanin të funksionoj­ë si një ndërmarrje. Sezonin e kaluar sigurisht kam humbur diçka më pak se vitet e kaluara. Për opinionin tim brenda 2- 3 viteve pasi të përfundojë edhe Akademia që po ndërtoj, që besoj këtë vit do të jetë gati, do ta nxjerr Partizanin me një bilanc pozitiv. Ndërtimi i kompleksit Sportiv i Partizanit ka filluar të marrë jetë përpara 5 muajve, punimet po ecin me ritme të larta dhe së bashku me stafin që po punohet, mendojmë që ky investim gjigant në muajin shtator do të jetë gati. Edhe nëse nuk do të jetë 100% i përfunduar, mendoj se në këtë periudhë Partizani do të stërvitet në fushat e këtij kompleksi dhe sigurisht do të luajë në stadiumin që po ndërtojmë. Për sa i përket çështjes së stadiumit "Selman Stërmasi", theksoj se edhe ne si drejtues u treguam paksa neglizhent­ë nga historitë e fundit të ndodhura mes tifozërive. Tashmë ne si klub kemi bërë një kërkesë zyrtare si klubit të Tiranës, ashtu edhe Bashkisë dhe mendoj se do të ketë një zgjidhe pozitive, për arsye se edhe Korabi është larguar, por edhe vetë Klubi i Tiranës do të ketë interes, pasi nga kjo lëvizje Tirana do të arkëtojë në buxhetin e saj diçka më shumë. Për mua, Partizani dhe Tirana duhet të jenë bashkëpunu­es me njëri- tjetrin po ashtu edhe tifozëritë duhet të ulin gjakrat, pasi të gjithë e dimë që jemi në një qytet dhe të gjithë janë shok e miq me njëri- tjetrin, me përjashtim të ditës kur luhet derbi. Kam dëgjuar shumë të flitet që Partizani më ka ngecur. Tashmë kanë kaluar disa vite, unë po bëj investime dhe Partizani është bërë pjesë e jetës dhe gjakut tim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania