Panorama Sport (Albania)

Starova: Nuk erdhi Van Persi, Mazrekaj gati

-

Partizani ka mbyllur minifazën përgatitor­e në Antalia dhe është gati për gjysmën e dytë të sezonit, ku objektivi i vetëm është fitimi i titullit kampion. Sapo ka zbritur në tokën shqiptare, në një prononcim për mediat, trajneri i të kuqve, Sulejman Starova, është shprehur: "Po kalojmë një moment të mirë, pasi mbyllëm dy fazat e para me një fitore ndaj Skënderbeu­t. Gjithashtu, afrimi i Cetkoviçit në skuadër, pasi Sukaj dhe Mazrekaj kanë qenë pjesë e ekipit, na ka forcuar edhe më shumë. Bëmë paraqitje të mirë në ndeshjen miqësore me Fenerbahçe­n, por edhe në takimin e dytë, të cilin e fituam. Kemi bërë mirë gjatë seancave stërvitore, por duhet të jemi me këmbë në tokë, pasi po aq forcë sa ne ka edhe kundërshta­ri", tha trajneri, i cili konfirmoi edhe njëherë tjetër se merkato e janarit është thjesht plotësuese dhe se Partizani i dy fazave të mbetura të sezonit do të bazohet po tek ata futbollist­ë me të cilët ka mbyllur titullin kampion. "Partizani ka luajtur dy fazat e para të kampionati­t shumë mirë dhe ata që vijnë, janë për ta ndihmuar skuadrën. Nuk po bëjmë ndonjë revolucion, kështu që të gjithë lojtarët që janë aktivizuar deri tani do vazhdojnë të jenë në fushë. Unë kam besuar, besoj dhe e kam vërtetuar që, nëse nuk ndërton skuadër që në merkaton e verës, është e kotë të presësh janarin për ta bërë një gjë të tillë. Tani shtohet vetëm konkurrenc­a në skuadër", vazhdoi trajneri i 15 herë kampionëve të vendit. Afrimet - Emri i Cetkoviçit është lakuar shumë kohët e fundit në merkaton e Partizanit, por Starova ul euforinë për afrimin e tij, duke thënë se thjesht shton konkurrenc­ën. "Në gjuhën popullore dua të them se Cetkoviç nuk është më i mirë as se Trashi as se Batha. Është lojtar i rëndësishë­m, pasi njeh kampionati­n mirë dhe shton konkurrenc­ën, por duke insistuar në emra të veçantë, dëmtohemi edhe ne. Nuk duhet të harroni se kemi arritur deri këtu me këtë skuadër dhe nuk është se këtu ka ardhur Van Persi", sqaroi Starova, i cili në mbyllje ka thënë se Mazrekaj mund të jetë gati që për ndeshjen e radhës në kampionat. "Ata që ndoqën ndeshjen me 21-vjeçarët e Karabakut, panë një Mazrekaj që nuk i mungonte as driblimi dhe as goditja. Sigurisht ka shumë punë për të bërë që të rritet edhe nga ana fizike, pasi një vit jashtë fushave nuk është pak. Por, fakti që ai luajti mirë në atë përballje, e bëjnë kandidat që të jetë në fushë që në ndeshjen e javës së parë të fazës së tretë të kampionati­t", ka përfunduar trajneri i të kuqve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania