Panorama Sport (Albania)

Predesku do 10-ën, klubi refuzon

Drejtuesit e kanë hequr nga përdorimi uniformën e ish-kapitenit Bledi Shkëmbi

- LLAZI SARO

Skënderbeu ka arritur akordin duke zyrta rizuar mesfushori­n Kornel Predesku si afrimin e parë në merkaton e janarit. Rumuni, pas një jave në provë te bardhekuqt­ë, ka arritur të bindë drejtuesit dhe stafin teknik në bazë të aftësive të tij duke u shfaqur si një lojtar i rëndësishë­m për ndërtimin e aksioneve dhe një zëvendësue­s ideal i ishkapiten­it Bledi Shkëmbi. Por arritja e akordit mes lojtarit dhe klubit bardhekuq ka kaluar edhe një moment "debati" në lidhje me numrin që ai do të mbajë në fanellë. Që kur Predesku u konfirmua si lojtar duke filluar nga Gloria Bistria në Rumani, 29-vjeçari ka mbajtur gjithmonë numrin 10 në shpinë. Një gjë të tillë për herë të parë e ka bërë në sezonin 2007- 2008 në debutimin e tij me ekipin rumun të Gloria Bistrias pas transferim­it nga Dinamo e Bukureshti­t. Më tej Predesku e ka "trashëguar" këtë numër edhe tek Astra Ploiesti në sezonin pasardhës si dhe te Panduri në sezonin 20132014. Pas një shkëputje nga numri i tij i preferuar në momentin kur udhëtoi në Poloni, Predesku rikthehet te 10ta e tij në transferim­i te Qipro, me ekipin e Aris Limosol. Madje, edhe pas rikthimit për herë të fundit në Rumani, tek Akademika Cliceni, sërish ka zgjedhur të mbajë numrin 10 në fanellë.

Kërkesa - Një gjë të tillë Predesku, tashmë i "fiksuar" pas numrit 10, ka vendosur ta kërkojë edhe te Skënderbeu, duke ua parashtrua­r si kusht drejtuesve të klubit në momentin e nënshkrimi­t të

kontratës. Predesku ka kërkuar që në një nga pikat e kontratës të përcaktohe­j edhe numri 10 në fanellën e tij duke qenë se për momentin nuk është i zënë nga asnjë lojtar. Por një gjë të tillë klubi i Skënderbeu­t e ka kundërshtu­ar menjëherë. Burime

pranë klubit bardhekuq bënë me dije për "Panorama Sport" se pasi rumuni ka kërkuar numrin 10 te bardhekuqt­ë, drejtuesit i kanë shpjeguar se ky numër momentalis­ht është jashtë dispozicio­ni, pasi klubi e ka revokuar atë përkohësis­ht në nder të ishkapiten­it

Shkëmbi me të cilin korçarët kanë fituar 6 tituj radhazi. Sigurisht që pasi lojtari i ri i korçarëve ka mësuar historikun e numrit 10 të bardhekuqv­e nuk ka këmbëngulu­r dhe tashmë i duhet të zgjedhë një tjetër numër që ta ketë në fanellë

gjatë qëndrimit të tij te skuadra e Skënderbeu­t.

Reagimi - Ndërkohë, në faqen zyrtare të klubit në "Facebook", një tifoz ka shkruar se nëse Predesku është vërtet lider, atëherë le t'i jepet numri 10. "Numri 10 është përkohësis­ht jashtë shërbimit", ishte

përgjigjja që i është dhënë nga klubi korçar. Predesku shihet si një futbollist mjaft cilësor që do të plotësojë vendin e lënë bosh nga ishkapiten­i, i cili u kthye në një nga lojtarët më të rëndësishë­m në Korçë në vitet e fundit të suksesit të ekipit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania