Panorama Sport (Albania)

Një grua e sëmurë, ankth në avionin e dy skuadrave

Mjekët në gatishmëri, ja çfarë ndodhi gjatë udhëtimit

-

Partizani dhe Tirana janë bashkuar dje në aeroportin e Stambollit për të udhëtuar më pas me të njëjtin avion drejt kryeqyteti­t. Por, edhe pse dukej se gjithçka po shkonte më së miri, në mes të udhëtimit në bord ka pasur panik që ka përfshirë futbollist­ët dhe stafet teknike. Një grua, e cila ishte ulur shumë pranë lojtarëve të Partizanit, ka pasur probleme shëndetëso­re. Kaq është dashur që të kërkohet menjëherë ndihma e mjekëve dhe të parët që kanë asistuar ishin ata të Partizanit, të vendosur edhe më pranë rastit urgjent. Ndërkohë që edhe stafi mjekësor i Tiranës ka vrapuar për të ndihmuar kolegët e tyre. Burime të besueshme pranë futbollist­ëve bëjnë me dije se gruaja në fjalë, e cila ka ditur vetëm shumë pak fjalë shqip, ka pasur një krizë astme pasi vuante nga kjo sëmundje. Një bllokim në frymëmarrj­e ka sjellë edhe u janë dashur mjekëve të Partizanit dhe Tiranës që të normalizon­in situatën shëndetëso­re të gruas që shfaqi probleme gjatë udhëtimit për në Tiranë.

alarmin e shoqëruesv­e të saj. Megjithatë, mjekët e dy skuadrave kanë marrë menjëherë masat dhe me oksigjenin që ndodhet në çdo sedilje të avionit në rast emergjence i kanë dhënë ndihmën e parë të sëmurës. Për pak minuta, falë edhe bashkëpuni­mit të dy stafeve mjekësorë të ekipeve shqiptare, është rikthyer normalitet­i dhe të gjithë në avion janë qetësuar. Ndërkohë që pacientja nuk ka shfaqur më probleme deri në përfundim të udhëtimit në kryeqytet. Precedenti - Pak vite më parë, në avionin ku udhëtonte skuad- ra e Partizanit dhe Flamurtari­t, që ktheheshin nga Stambolli drejt Tiranës pasi kishin përfunduar përgatitje­t, ka ndodhur e njëjta situatë. Një prej lojtarëve të Flamurtari­t pati gjendje ankthi dhe pas ndërhyrjes së mjekëve situata e tij shëndetëso­re u normalizua.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania