Panorama Sport (Albania)

Nexhipi ikën nga Korabi, të kuqtë janë një opsion

Edhe Rudin Nako e Andi Prifti s'do të jenë më pjesë e ekipit

- ABDULLA DUSHKU

Nis "eksodi" te Ko rabi. Nderim Nex hipi, Rudin Nako dhe Andi Prifti kanë prishur dje kontratën me mirëkuptim dhe tashmë janë futbollist­ë të lirë. Largimi më i bujshëm është pa dyshim i fantazisti­t 32vjeçar, i cili në verën e vitit të kaluar ishte goditja më e madhe në merkaton e klubit të sapongjitu­r në Kategorinë Superiore. "Panorama Sport" zbulon se ka qenë vetë Nexhipi ai që ka kërkuar largimin dhe kësisoji ka gjetur edhe konsensusi­n e klubit. Nexhipi ka qenë lojtari më i paguar në skuadër, teksa merrte afro 5 milionë të vjetër në muaj. Duke parë rendimenti­n jo në nivelin e pritshëm, por edhe insistimin e vetë Nexhipit për të ndryshuar ambient, klubi nuk bëri rezistencë. Nga sa mësohet, drejtuesit kanë folur edhe me tra- jnerin Haxhiu, duke marrë mendimin e këtij të fundit dhe përfundimi­sht Nexhipi u la i lirë. Fantazisti shënoi dy gola me fanellën e Korabit, teksa u aktivizua në 16 ndeshje. Në 13 prej tyre luajti nga minuta e parë, ndërkohë që është zëvendësua­r në plot 10 takime, duke luajtur vetëm tri ndeshje me minutazh të plotë. Gjasat janë që Nexhipi të vijojë karrierën në Shqipëri, teksa një opsion është rikthimi te Partizani, edhe pse nuk është çudi që të tërhiqet nga futbolli në moshën 32-vjeçare. Nexhipi mbetet një prej beniaminëv­e të tifozërisë së kuqe. Ndërkohë, sa u përket largimeve të tjera, ashtu si Nexhipi edhe mbrojtësit Nako e Prifti, të cilët iu bashkuan në fillim të sezonit Korabit, kanë prishur marrëveshj­en me mirëkuptim. Dy lojtarët fierakë erdhën te skuadra dibrane si preferencë e ish-trajnerit Artan Mërgjyshi, duke qenë titullarë në shumicën e ndeshjeve. Mirëpo, tashmë nuk janë më në planet e klubit dhe do të shikojnë mundësi të tjera për të ardhmen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania