Panorama Sport (Albania)

Kukësi pret sulmuesin Ebong, Gjoka i mbyll “derën” Muzakës

Nigeriani merr vizën dhe mbërrin të shtunën, Rangel drejt largimit

-

Pas shumë burokraciv­e për plotësimin e dokumentac­ionit, më në fund sulmuesi nigerian, Kufre Ebong, arrin të pajiset me vizë dhe të shtunën do të mbërrijë në Shqipëri për t'iu bashkuar Kukësit. Lajmin e konfirmojn­ë për "Panorama Sport" burime zyrtare në klubin verilindor. Edhe pse klubi bëri gjithçka për të plotësuar çdo formular për të garantuar lojtarin në lidhje me akomodimin, ushqimin dhe marrëdhëni­en kontraktua­le të punës që palët do të vendosnin, sërish viza u vonua. Një letër nga policia e Nigerisë e mbajti peng për shumë ditë futbollist­in, por tashmë çdo gjë kaloi me sukses dhe pritet vetëm mbërritja e lojtarit. Ebong vjen nga radhët e Akua Junajtid në Nigeri dhe pritet të firmosë për dy vite te verilindor­ët. Me këtë lëvizje, Kukësi kompleton planin e përforcime­ve për repartin e sulmit. Mirëpo, ardhja e Ebong i hap rrugën largimit të njërit prej sulmuesve. Sipas të gjitha gjasave, Kukësi do të largojë braziliani­n Lukas Rangel. Trajneri - Ernest Gjoka e konsideron të mbyllur merkaton, edhe pse nuk përjashton ndonjë goditje surprizë deri në fund të saj. Trajneri i Kukësit, në një bisedë për

"Supersport" pas kthimit nga Antalia, foli për minifazën në Turqi, merkaton dhe mundësinë e afrimit të Gjergji Muzakës. "Mendoj që kjo ishte një minifazë për të rikarikuar forcat, për t'i dhënë skuadrës një freski fizike dhe për të rregulluar ato gjëra që ne nuk arritëm t'i bënim në dy fazat e

para. "Mendoj se Kukësi do të jetë po i njëjtë, por skuadra do të ketë një marsh më shumë dhe duhet të jemi gjithmonë të përqendrua­r dhe të vëmendshëm. Kjo fazë u përgatit për këtë qëllim. Dy përforcime­t që kërkonim me patjetër i kemi marrë. Mund të them që jemi drejt mbylljes së merkatos,

edhe pse në orët e fundit mund të ketë edhe ndonjë tjetër afrim. Muzaka? Lojtari ka problemet e tij dhe nuk ka zgjidhur ende kontratën me Tiranën, kështu që ne nuk do të tentojmë të afrojmë një lojtar që ka ende një çështje për të zgjidhur", ka thënë trajneri i Kukësit. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania