Panorama Sport (Albania)

Teuta bën "poker", Magani: Dua patjetër qendërmbro­jtës

-

Teuta ka fituar me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Tomorit, në një miqësore të zhvilluar dje në Durrës. Për durrsakët shënoi dy gola Artur Magani, ndërsa plotësuan "pokerin" Ribaj dhe Borshi. Nga ana tjetër, beratasit realizuan një supergol me autor Mihanin nga goditja e dënimit. Edhe pse një miqësore, loja ka nisur me një ritëm të lartë nga të dyja skuadrat. Teuta kërkon golin dhe e gjen shpejt me anë të Maganit. Mirëpo, Tomori nuk pajtohet me këto shifra dhe mendon Mihani për golin e barazimit pas një goditje dënimi perfekte. Ky barazim nuk do të zgjaste për shumë minuta, sepse përsëri Magani kalon për herë të dytë në avantazh ekipin e tij dhe mbyll pjesën e parë 2-1. Në 45 minutat e dyta, skuadrat bënë shumë ndryshime, duke u dhënë mundësinë lojtarëve të stolit të marrin minuta. Trajnerët Magani dhe Stojku kanë qenë shumë kërkues ndaj lojtarëve. Teuta e shfaqi superiorit­etin edhe në këtë pjesë, duke shënuar dy herë të tjera. Fillimisht ishte sulmuesi Ribaj që realizoi pas goditjes me kokë, ndërsa në minutat e fundit mbrojtësi Borshi katërfisho­i shifrat. Beratasit u munduan të reagonin, por nuk e kishin forcën e duhur. Trajnerët - Trajneri i Teutës, Gugash Magani, pas ndeshjes për "Panorama Sport" u shpreh: "Jam i kënaqur me lojën dhe volumin e krijuar. Ekipi po rritet, pasi djemtë kanë marrë ngarkesën e duhur fizike, gjë që më parë u ka munguar. Tani na mbetet që të rikuperojm­ë aty ku kemi ndonjë mangësi të vogël. Sa i përket merkatos, pres mbrojtës qendre dhe këtë e kam të detyrueshm­e. Më pas, për sulmuesin dhe mbrojtësin e djathtë, do të shohim. Por, qendërmbro­jtësin e dua me patjetër". Ndërkohë, edhe trajneri i beratasve, Gentian Stojku, mbeti i kënaqur nga loja e të tijve. Mendoj se bëmë një pjesë të parë të mirë, ndërsa në 45 minutat e dyta ekuilibrat u prishën, pasi provuam shumë lojtarë, që mund të them nuk e kaluan testin për të qenë pjesë e Tomorit". Jeton Rexhmati GOLAT: Magani 15', 38', Ribaj 82', Borshi 88'/ Mihani 25' TEUTA: Moçka, Hasa, Shkalla, Shehi, Kotobelli, Hila, Dita, Tarik, Çyrbja, Magani, Faizal. ( U aktivizuan: Kastrati, R.Hoxha, Vila, Lajthia, Gripshi, Ribaj, Borshi, Lika).

Trajner: G.Magani TOMORI: Kaloshi, Hadaj, Bitri, Dosti, Bello, Mihani, Topi, Isufi, Bazaj, Çaço, Agastra. ( U aktivizuan: Dervishi, Stojku, Mirani, Oshafi, Buba, Myziri). Trajner: G. Stojku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania