Panorama Sport (Albania)

Dibranët mposhtin Erzenin, testohet fantazisti Dosti

-

Korabi dhe Erzeni janë përballur dje në kompleksin "Internacio­nal", në një miqësore që u fitua me rezultatin e pastër 2-0 nga dibranët. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 23-të, kur sulmuesi Denis Peposhi, pasi dribloi dy mbrojtës, goditi saktë dhe kaloi në avantazh Korabin. Loja ka qenë e ekuilibrua­r dhe me dy skuadra që luftuan shumë në mesfushë. Pavarësish­t përpjekjev­e të Erzenit, pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0. Në fillimin e fraksionit të dytë, dibranët dyfishojnë rezultatin me anë të Kaloshit. Ka qenë një asist i mbrojtësit kosovar, Veton Shabani, i cili bëri debutimin me fanellën dibrane. Deri në fund të takimit të dyja skuadrat patën raste të tjera për të shënuar, por gabuan para portës. Si trajneri i Korabit, Gerd Haxhiu, ashtu edhe ai i Besës, Dorian Bubeqi, bënë shumë ndryshime në këtë pjesë, duke aktivizuar thuajse të gjithë lojtarët e stolit. Disa prej lojtarëve që ishin në provë nuk e bindën trajnerin Haxhiu. Një ndër më të spikaturit që u pa dje me fanellën e Korabit ishte fantazisti durrsak Albi Dosti, i cili vjen pas një aventure të shkurtër në futbollin kroat. Tashmë nuk dihet nëse klubi dibran do të nënshkruaj­ë kontratë me ish-lojtarin e Teutës, Kukësit dhe Laçit. Fjalën e fundit do ta thotë trajneri Haxhiu, i cili më parë kërkoi të shikonte gjendjen e lojtarit. Aktualisht, i vetmi përforcim zyrtar i Korabit në merkaton e janarit është kosovari Shabani, ndërsa janë larguar plot 7 lojtarë. Abdulla Dushku GOLAT: Peposhi 23', Kaloshi 50' KORABI: Vujadinovi­ç, Shabani, Çela, Prençi, A.Peposhi, Zefi, Kaja, Mziu, Gavazaj, Kaloshi, D. Peposhi. ( U aktivizuan: E.Prençi, Xhaferri, Hoxha, Ruçi, Jubani, Dosti, Merlika, El.Kaloshi). Trajner: G.Haxhiu ERZENI: Hoxha, Ramilli, Kalluci, Teqja, Duka, Dekavelli, R.Troplini, Vathi, A.Kllari, Xhemalaj, Lleshi. ( U aktivizuan: Gjuzi, E.Kllari, Tema, Tepshi, Kaçmoli, Bardhi, Dollani, E.Troplini). Trajner: D.Bubeqi GJYQTARË: A.Stolaj, A.Zalla, Xh.Mani (Tiranë)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania