Panorama Sport (Albania)

Idrizi: Nëse bashkia nuk shet asetet, iki brenda vitit

"Duam privatizim të mirëfilltë, nuk ka kthim pas"

- ERMAL SIKA

Sinan Idrizi do të lar gohet nga Flamur tari, nëse brenda këtij viti nuk mbyllet procesi i privatizim­it të klubit. Gjithçka është konfirmuar dje për "Panorama Sport" nga vetë administra­tori. Ky i fundit ka reaguar pas publikimit ekskluziv në gazetë një ditë më parë, ku zbulohej relacioni i bashkisë për klubin. Idrizi theksoi se nuk pranon asnjë kusht tjetër, përveç privatizim­it total, duke futur këtu edhe shitjen e aseteve, për të cilat Bashkia Vlorë është kundër. "Nuk ka asnjë kthim pas nga kërkesat që ne kemi për privatizim­in e klubit. E duam privatizim të mirëfilltë me të gjitha asetet. Nëse brenda këtij viti nuk bëhet siç duhet të bëhet privatizim­i, atëherë nuk ka shanse që unë të qëndroj më. I përshëndes të gjithë dhe iki. Nëse nuk duan ta privatizoj­në, le ta përdorin vetë. Nëse duan që ta privatizoj­në, atëherë ta bëjnë siç duhet. Nuk është privatizim ta japësh me 18 apo 20 vjet në përdorim klubin. E përsëris, nëse nuk ndodh privatizim­i total i klubit, unë tërhiqem në fund të vitit", ka thënë Idrizi. Kërkesa Administra­tori i Flamurtari­t i kërkon Bashkisë së Vlorës që të bëhet promotore e një ligji për privatizim­in e klubit, me të gjitha asetet. "Nëse nuk privatizoh­et klubi, atëherë për çfarë flasim? Unë kam harxhuar lekë, si do ta vazhdojmë tani? Ata e kanë të paqartë procesin. Unë them se është përdorur politikish­t sporti, teksa për fushata elektorale shpalleshe kampion. Le ta privatizoj­më që të marrim fund nga kapja e sportit nga politika. Pse nuk e bëjnë? Kjo është çudi e madhe. Ministria është hapur për zgjidhje, por bashkia dhe këshilli bashkiak janë të paqartë. Unë dua që Bashkia e Vlorës të bëhet promotore e kapitalizm­it në sport. Pres që ajo të heqë dorë nga kjo politikë dhe kjo frymë që mbizotëron dhe të ndërtojmë së bashku një koncept të ndryshëm për të krijuar shansin që të shtohen ligjet. Ligjvënësi­t duhet që të na ndihmojnë që të ndërtohet një strukturë për çështjen e privatizim­it. Unë nuk jam ligjvënës dhe nuk kam në dorë të ndryshoj ligje, por është e thjeshtë fare. Ligjvënësi­t tanë duhet që ta gjejnë rrugën e zgjidhjes së kësaj çështjeje, e cila është shumë e thjeshtë për ta gjetur", përfundoi Sinan Idrizi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania