Panorama Sport (Albania)

Martini: Situatë kritike, Vllaznia rrezikon shumë

Flet ish- trajneri: Duhen patjetër afrime

-

Për Edi Martinin, ish-trajner dhe një prej ish-sulmuesve më të mirë të dy dekadave më parë te Vllaznia, situata në kampin shkodran është kritike. Sipas Martinit, mungesa e përforcime­ve në këtë merkato mund të ketë ndikimin e vet në vazhdimësi­në. Këtë ish-trajneri e bën të ditur gjatë një bisede për "Panorama Sport", ku thekson se gjendja e ekipit nuk është pozitive për të besuar. "Mungesën e afrimeve të lojtarëve, edhe për më shumë kur ekipet e tjera kanë bërë ndërhyrje në merkato, nuk e shikoj si pozitive për Vllazninë. Klubi duhet të kishte bërë ato afrime që i duheshin më shumë. Mendoj se minimalish­t ka nevojë imediate për një sulmues, gjë që deri në këto momente nuk ka ndodhur. Ka ende kohë për një gjë të tillë, por unë në këto momente e shikoj si tepër të vështirë për të arritur atë që kërkojnë drejtuesit. Nisur nga kjo situatë, gjykoj se ekipi do ta ketë shumë të vështirë ecurinë në pjesën e dytë të sezonit. Të gjitha skuadrat e tjera kanë bërë përforcime që mund të kenë ndikimet e tyre. Prandaj, e theksoj se nuk është pozitive që Vllaznia po hesht", ka thënë Martini. Mbijetesa

Martini parashikon se pjesa e dytë e sezonit do të jetë shumë e egër, pasi diferencat mes ekipeve janë të vogla. Forcimi i ekipeve të tjera bie si kambanë alarmi për kuqeblutë dhe këtë kërkon ta theksojë ish-trajneri, i cili, për herë të fundit që ka drejtuar Vllazninë, ka marrë pjesë në finalen e Kupës së Shqipërisë, ku ka humbur 2-1 ndaj Besës. "Më vjen keq për ta thënë, por sërish Vllazninë nuk e shikoj të dalë jashtë rrezikut për mbijetesë. Diferenca në pikë me ekipet e tjera nuk është shumë e madhe. Nisur edhe nga

sa thashë dhe më sipër, me përforcime­t që kanë bërë klubet e tjera, duan të tregojnë se po kërkojnë të mbijetojnë. Me përjashtim të një Korabi, që shihet si i distancuar, edhe pse për mua ende jo, asnjë ekip tjetër nuk është i rënë. Mund të thotë kush se do të bjerë Teuta, Laçi apo Flamurtari?! Prandaj unë e shoh të rrezikuar Vllazninë, sepse drejtohet nga bashkia dhe kjo nuk është pozitive në këtë situatë që kalojmë. Realisht skuadra është shumë e rrezikuar", theksoi ish-trajneri kuqeblu.

Apeli

Ish-trajneri i Vllaznisë, që ka drejtuar këtë skuadër edhe në periudha të vështira të saj, u bën në fund të bisedës për gazetën edhe një apel lojtarëve aktualë. Për të, ata kanë vlera që duhet t'i tregojnë në këtë pjesë të dytë të sezonit. "Për mua lojtarët që bëjnë pjesë te Vllaznia kanë mundësi për më tepër. Ata duhet që të tregojnë të gjithë së bashku maksimumin e tyre në këtë pjesë të dytë të sezonit. Duhet që të bëjnë më të mirën e tyre për të arritur që kjo skuadër të mos rrezikojë për mbijetesën. Unë kam besim te stafi dhe lojtarët, që pavarësish­t vështirësi­së, do të arrijnë që t'ia dalin me sukses në fund të këtij sezoni", ka deklaruar ish-sulmuesi shkodran, i cili, pas tërheqjes nga futbolli, ka drejtuar skuadra si Luftëtari, Laçi, Teuta dhe Vllaznia. Aktualisht, është në krye të një akademie private. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania