Panorama Sport (Albania)

Argëtohet Shënkolli, Alcani tregon emrat e merkatos

- GOLAT: SHËNKOLLI: BRIANS: GJYQTARË:

Lezhjanët e Shënkollit shpërthejn­ë në miqësoren ndaj Brians ku fitojnë 5-0. Një sfidë ku ekipi i drejtuar nga Alert Alcani tregon se ka diferenca me skuadrën e akademisë private të Lezhës. Loja ka nisur shumë e shpejtë nga ana e Shënkollit, por të rinjtë e Briansit iu kundërpërg­jigjën me një mbrojtje mjaft të fortë deri në të 27-ën kur Mashi hap serinë e golave për të tijtë. Në të 40-ën është sërish Shënkolli që sulmon nga e majta me anë të Malos dhe topi kalon tek Alcani që shmang edhe portierin dhe dyfishon rezultatin. Në fund të pjesës së parë, Shënkolli realizon edhe golin e tretë. Edhe fraksioni i dytë nuk pati ndonjë histori ndryshe ku Shënkolli shënon edhe dy gola të tjerë. Në të 67- ën është Liçaj që i dërgon shifrat në 4-0 dhe në të 85-ën, Pjetrushi vulos gjithçka. Alcani - Pas ndeshjes, trajneri i Shënkollit, Alert Alcani, u shpreh: "Jam i kënaqur me lojën e skuadrës. Duke e ditur se pjesa e mbetur e sezonit është ajo më e ashpra, ofruam disa futbollist­ë që për mua vlejnë që u panë sot(dje) në këtë miqësore. Deri tani kemi ofruar Kaçajn, Ndocën, Ruben Danajn, Gjonin dhe disa të tjerë dhe për mendimin tim këtu mbyllet merkato. Tani do të nisim fazën e punës për të bërë që skuadra të shndërrohe­t në një grup solid pa lider, pasi vetëm kështu mendoj se do të kemi sukses. Synimi ynë është mbijetesa në Kategorinë e Parë dhe unë jam i bindur se do t'ia arrijmë qëllimit. Në pjesën e parë të kampionati­t bëmë një paraqitje shumë të mirë dhe kjo më bën të besoj se do të vazhdojmë në këtë ritëm", përfundoi prononcimi­n e tij tekniku i skuadrës së Shënkollit. Lezhjanët e kanë herën e tyre të parë që marrin pjesë në Kategorinë e Parë dhe synojnë që të qëndrojnë sa më gjatë në këtë ligë. Skuadra mbështetet financiari­sht nga presidenti Artan Djala. Preng Gjikola

Trajner:

Trajner:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania