Panorama Sport (Albania)

#inamo "zbret në tokë$ !amzën

urataj realizon eurogol, skuadra e Bledar Devollit shpërdoron disa raste

- ABDULLA DUSHKU

Dinamo surprizon Kamzën. Ekipi që pësoi vetëm një humbje në 13 takimet e pjesës së parë të kampionati­t dje është mundur nga blutë kryeqyteta­s. Një përballje e fortë mes skuadrave me objektiva të ndryshme. Ka qenë një ndeshje e fortë, e bukur dhe e luftueshme nga të dyja skuadrat, por qarkullimi i topit dhe zotërimi i lojës ka qenë për kamzalinjt­ë. Ndeshja

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, me Kamzën më kërkuese, ku të dyja ekipet kanë nga një rast të pastër. Në minutën e 37të, ai provon një goditje nga rreth 30 metra dhe topi, pasi përplaset në vendin ku bashkohen shtylla pingule

dhe traversa, përfundon te duart e Birjes. Edhe dinamovitë­t e goditën shtyllën pingule me anë të Hugut. Pavarësish­t rasteve, pjesa e parë nuk prodhon gola. Sfida do të zhbllokohe­j nga Gërxho në favor të dinamovitë­ve me fillimin e pjesës së dytë. Mesfushori i bluve përfitoi nga një gabim në mbrojtje dhe pasi ka tribluar dhe portierin, e shtyn në rrjetë. Në të 56ën do të vijë supergoli i Valentin Murataj. Ky i fundit, pasi ka marrë një asist nga Gërxho, ka goditur fuqishëm dhe topi është përplasur në traversë dhe më pas është përplasur në fushë

duke e kaluar vijën fatale. Pavarësish­t se kamzalinjt­ë kanë pasur më shumë mundësi shënimi, kanë shënuar vetëm një herë. Në minutën e 75të, Mehmeti kroson në zonë dhe atë është Albi Çekiçi që godet bukur me kokë dhe ngushton rezultatin në 21. Pavarësish­t

përpjekjev­e të kamzalinjv­e, rezultati mbetet i pandryshua­r deri në fund. Nga ana tjetër, te Dinamo ka shkëlqyer Gërxho, i cili shënoi edhe golin e parë, ndërsa te Kamza më i miri ishte Mehmeti. Ekipi i drejtuar nga Bledar Devolli bëri një paraqitje shumë të mirë në pjesën e parë

të kampionati­t dhe është një prej pretendent­ëve kryesorë për t'u ngjitur në Superiore. Aktualisht, kamzalinjt­ë janë në vendin e parë me gjashtë pikë më shumë se Besëlidhja. Kamza ka parashikua­r që në vazhdim të luajë edhe disa takime miqësore të tjera.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania