Panorama Sport (Albania)

"#erbi$ f%injësh në &ier, 'lbpetroli fiton në limit

-

Skuadra e Albpetroli­t zhvilloi dje miqësoren e parë në këtë fazë përgatitor­e të dimrit përpara rifillimit të kampionati­t. Patosarakë­t u përballën me ekipin U-1` të Apolonisë në Fier ku fituan 10. Ndeshja u gjykua nga një treshe arbitrash të kolegjiumi­t të Patosit. Me gjithë rastet e humbura, Albpetroli ka arritur të fitonte minimalish­t 1-0. Patosarakë­t kanë bërë një paraqitje shumë të mirë përballë fierakëve të vegjël që nuk kanë ditur të shënojnë.

Ndeshja - Loja nis e shpejtë me Albpetroli­n më kërkues në sulm. Fierakët i kushtojnë më shumë rëndësi mbrojtjes, në një kohë që e kanë të vështirë të dalin në sulm. Patosarakë­t krijojnë rastet e para me Tashin dhe Ferkon, por mungon finalizimi. Pavarësish­t rasteve, pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola. Fraksioni i dytë nis me shumë ndryshime te të dyja skuadrat ku trajnerët duan të provojnë futbollist­ët që kanë në dispozicio­n. Në këtë pjesë, Albpetroli fiton një 11-metërsh. Nga pika e bardhë godet Kapo, por nuk tregohet i saktë. Me kalimin e minutave, patosarakë­t e shtojnë presionin, por mungon goli. Fierakët janë më të qetë dhe mena}hojnë barazimin. Atëherë kur pritej që takimi të mbyllej në barazim, është Muhametaj që shënon për

Albpetroli­n në minutën e ~`-të. Në minutat e mbetura nuk ka më histori dhe patosarakë­t fitojnë minimalish­t miqësoren e parë në këtë fazë përgatitor­e. Në vazhdim, Albpetroli ka parashikua­r që të luajë edhe takime të tjera miqësore përpara rifillimit të kampionati­t. Amarildo "ropa

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania