Panorama Sport (Albania)

Qerimaj akuzon Elez Gjozën për shpërdorim fondesh

"Duke kursyer rrogat, Elezi ka blerë vila dhe makina luksoze"

- LEAR MAÇI

Nuk kanë fund për plasjet në sportin e peshëngrit­jes. Pas polemikave dhe akuzave që peshëngrit­ësi shkodran Erkand Qerimaj pati dy ditë më parë me shefin e klubit Vllaznia, Mark Kroqi, ai në ditën e djeshme ka sulmuar ashpër edhe presidenti­n e FSHPsë, Elez Gjoza. Ka qenë ky i fundit që, gjatë një interviste për gazetën, "thumboi" fillimisht shkodranin, i cili nuk ka vonuar të kundërpërg­jigjet teksa dje, në faqen e tij zyrtare "Facebook", ka hedhur akuza ndaj kreut të FSHPsë.

Reagimi i ! erimajt Akuzat më të mëdha të Erkandit vijnë për fondet e Federatës së Peshëngrit­jes, duke i kërkuar presidenti­t Gjoza llogari për jetën luksoze. "Duke kursyer rrogat, i keni mundësuar vetes vilat luksoze e pronat që posedon, makinat etj", ka qenë akuza e Erkand Qerimajt. Më tej, shtangisti me dhjetëra medalje në Shqipëri e arenën ndërkombët­are shprehet se gjithçka që ka marrë e ka fituar me djersë, duke nderuar flamurin kuqezi kudo që ka garuar. "Nuk jam shpërblyer asnjëherë sa duhet, duke pasur mbi shpatulla edhe një kredi 25vjeçare, për të cilën duhet të paguaj edhe 25 vite të tjera", u shpreh Qerimaj, i cili liston edhe një sërë problemati­kash të peshëngrit­jes shqiptare, për të cilat edhe Federata ka përgjegjës­i. "Palestrën që kam në shtëpi e kam bërë me ndihmën e miqve të mi dhe jo të Federatës. Ndaj, unë stërvitem

ku të dua, Tiranë apo Shkodër. Unë nuk jam i punësuar, pasi prej majit të 2016ës jam i papunë", tha më tej shtangisti shkodran. Qerimaj e fut veten në listën e sportistëv­e dhe trajnerëve të pakënaqur me Federatën e Peshëngrit­jes, por në këtë listë janë ata të ndershmit

dhe që punojnë e japin çdo ditë rezultate. "Ju po e shkatërron­i këtë sport çdo ditë e më shumë, duke sulmuar me pa të drejtë edhe sportistë. Paratë që vijnë në Federatë për trajtim ushqimor ju i përdorni për të shëtitur botën, por kini kujdes se po shkelni ligjin dhe kjo nuk është

mirë", ka thënë më tej shtangisti Erkand Qerimaj, i cili nuk u mjaftua me kaq duke shtuar: "Gjoza gënjen kur thotë se jam i punësuar nga viti 2016, pasi mund ta dëshmoj me fakte dhe dokumente se jam i papunë dhe, në 20 vite sport, nuk kam qenë kurrë i siguruar. Unë e

meritoj trajnerin me të gjitha medaljet dhe kupat që kam fituar. Të jetë Zef Kovaçi në garë është minimumi që po kërkoj, edhe pse ai pagë nuk përfiton. Ai bën punë vullnetare duke më stërvitur. E mira është që FSHPja të mos shkelë ligjin e statusin me trajner kombëtarë pa shkollë të lartë". Në fund, sportisti shkodran duke iu drejtuar Gjozës tha: "Ka harruar shpejt që kam marrë pjesë në Kupën e Republikës së vitit 2016 duke u shpallur sportisti më i mirë për peshën 157 kg shkëputje dhe 195 shtytje. Isha pretendent për Kampion Europë, por u dëmtova. Unë kam

fakte për gjithçka që flas dhe jo gënjeshtra si ato të Gjozës. Në drejtimin e tij, peshëngrit­ja është një sport që po shkatërroh­et ditaditës, teksa po sulmohet nga sportistët me pa të drejtë. Fondi i FSHPsë duhet që t'u mundësohet sportistëv­e dhe trajnerëve që punojnë çdo ditë, nuk është fondi personal i presidenti­t. Ai ka për detyrë që t'u shpërndajë sportistëv­e paratë për trajtimin ushqimor dhe jo të shpenzojë ato për të shëtitur botën. Ndërsa, lidhur me dëmtimet e mia, raportin mjekësor e jep doktori, i cili vlerëson nëse jam ose jo në gjendje të garoj dhe jo presidenti Gjoza".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania