Panorama Sport (Albania)

Pampuri: Në Vlorë, flamurin duhet ta ngrija unë

-

Në kulmin e skandalit të peshëngrit­jes, kampioni olimpik, Ymer Pampuri, në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", rrëfeu këndvështr­imin e tij të ngjarjeve. I lënë në harresë për shumë vite, njeriu, i cili në vitin 1972 ngriti në Mynih të Gjermanisë flamurin kuqezi, duke u shpallur në stilin e forcës ngriti zërin duke kërkuar më shumë vëmendje nga shteti dhe njëherazi shpjegoi ngjarjet e fundit që do të lënë shenjë në historinë e këtij sporti elitar për vendin tonë. Nga entuziazmi në Almati te skandali i dopingut dhe deri tek akuzat për "puç" ndaj Luan Shabanit, ja si i komenton Pampuri ngjarjet që tronditën shtangën.

Me siguri jeni në koherencë me ngjarjet e fundit që kanë tronditur peshëngrit­jen. Si i komenton Ymer Pampuri ato?

Nuk bëj shumë përjashtim nga njerëzit e tjerë. Edhe unë, si çdo shqiptar, u emocionova teksa pashë flamurin kuqezi të valëvitej në Kazakistan dhe u entuziazmo­va pa masë kur Godelli dhe Begaj u shpallën kampionë bote. Më pas më erdhi shumë keq kur ndërkombët­arët i pezulluan pas testeve të antidoping­ut.

Si e analizoni ju skandalin e dopingut: mendoni se sportistët tanë mund të kenë konsumuar substanca të palejuara?

Unë nuk mund ta di nëse kanë konsumuar apo jo. Mund të them vetëm se më vjen shumë keq për gjithçka që ka ndodhur. Në rast se do të vërtetohej edhe në testin B se kanë përdorur substanca stimuluese, do të isha dyfish i zhgënjyer, pasi do të thotë se ata kanë dëmtuar në radhë të parë veten e tyre dhe më pas çdo shqiptar që i ka përkrahur.

Duhet të shpresojmë te testi B?

E kam të vështirë ta besoj se testi B do të japë një rezultat të ndryshëm. Personat që testojnë këto analiza janë shumë profesioni­stë në punën e tyre dhe rrallëherë ndodh që të gabojnë. Dyshoni në një "puç" të Luan Shabanit ndaj sportistëv­e kuqezi, siç është përfolur së fundmi?

Sinqerisht nuk arrij t'i kuptoj akuzat ndaj Shabanit. Ai është trajneri i Kombëtares dhe u tregua i gatshëm t'i hapte dyert ekipit përfaqësue­s për t'u stërvitur në Greqi. Nuk mendoj se Shabani do të përfitonte nëse peshëngrit­ësit tanë do të rezultonin pozitivë në kontrollet e dopingut. Si trajner, Luani kishte një detyrë konkrete: t'i shpallte sportistët tanë kampionë bote dhe ia arriti qëllimit. Më pas nuk është në kompetenca­t e tij çështja e dopingut, por duhet të jenë organet përkatëse që bëjnë këto kontrolle. Për fat të keq, në Shqipëri nuk ka mjekë të specializu­ar në këtë fushë.

Si e analizoni ju figurën e Shabanit në këtë mes? Shabani është pezulluar vetë për doping dhe kjo nuk e favorizon. Por, kujtoj se ai, ndryshe nga Pirro Dhima, nuk e ka fshehur kurrë gjakun shqiptar dhe kjo mund ta ketë penalizuar gjatë karrierës. Luani është patriot, ndaj dhe e kam të vështirë të besoj se ai mund të ketë bërë një "puç" kundër nesh.

Në kohën tuaj, ekzistonte fenomeni i dopingut? Ekzistonte, ndonëse nuk u interesova kurrë për të. Dola kampion në moshën 20-vjeçare dhe ndieja se kisha të gjithë forcën e botës për të ngritur pesha pa pasur nevojën e dopingut, mjafton të ushqehesh shëndetshë­m.

Tani që ndërkombët­arët kanë pezulluar kampionët e rinj të botës, ju jeni i vetmi peshëngrit­ës fitues në arenën ndërkombët­are: jeni i lumtur për këtë fakt apo ndieni keqardhje për Godellin dhe Begajn nëse rezultojnë pozitivë edhe në testin B?

Normal nuk jam i lumtur nëse Godelli dhe Begaj pezullohen, por tani medalja ime ka një vlerë 10-fish më të madhe, pasi është e pastër. Nga një anë më erdhi mirë kur pashë Godellin dhe Begajn, teksa ngrinin në Vlorë flamurin kuqezi, pasi më në fund dikush mendoi për peshëngrit­ësit, por në krahun tjetër më erdhi keq që nuk isha edhe unë midis tyre. Edhe unë e kam nderuar Shqipërinë në sy të botës, por arritjet e mia për fat të keq nuk i përfill më njeri. Pse e thoni këtë?

Sepse askush nuk i drejton më sytë tek unë. Pas vdekjes së bashkëshor­tes, jeta më është vështirësu­ar shumë. Kam një pension prej 20 mijë lekësh, që nuk më mjafton as për të blerë ilaçe në farmaci. Do të doja të aktivizohe­sha në një palestër, ku të përcillja përvojën time tek të rinjtë, por askush nuk ma jep këtë mundësi. Shpresova shumë që dikush nga presidentë­t e Republikës do të më nderonte me titullin "Nderi i Kombit", por deri më tani askush s'e ka bërë. Kam frikë se kjo do të ndodhë kur të ndahem nga jeta, siç u bë me Panajot Panon.

Si është sot jeta e Ymer Pampurit?

E mërzitshme. Siç e thashë, përfitoj vetëm një pension të ulët dhe askush nuk i hedh më sytë nga unë. Deri para pak muajsh punoja si roje tek Instituti i INIMA-s, por me ndryshimin e godinës nuk e kam më as vendin e punës (pikëllohet).

I rikujtoni shpeshherë momentet e lavdishme teksa shihni medaljet në shtëpi?

Kam fituar medalje në shumicën e aktivitete­ve ku kam marrë pjesë, por nuk kam asnjë prej tyre. Më ka mbetur vetëm një fotografi, të cilën ma dhanë në Gjermani kur u shpalla kampion bote. Gjashtë medaljet që kisha dorëzuar pranë klubit 17 Nëntori u vodhën në festën e 50vjetorit të Tiranës. Intervisto­i: Lear Maçi (14/12/2014)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania