Panorama Sport (Albania)

Femrat në stadium, FSHF nis fushatën

Kreu i FSHF-së: Futbolli, jo vetëm sport i meshkujve

- OLSI TUJANI

Prania e tifozëve në stadiumet shqiptare është maksimale kur ka ndeshje të Kombëtares, mirëpo po vjen në rënie kur bëhet fjalë për ndeshjet e kampionati­t shqiptar, me përjashtim të superndesh­jeve. Mirëpo, shqetësues është ambienti i krijuar në shkallët e stadiumit që bën të frenohet prezenca e gjinisë femërore. Në lidhje me këtë, Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar një tryezë diskutimi me temën "FSHF dhe emancipimi i stadiumeve" me praninë e aktorëve të shoqërisë civile dhe mediave. Një nga çështjet kryesore që ka qenë kryefjala e të gjitha diskutimev­e është numri i madh i sharjeve dhe ofendimet në kor nga grupimet e tifozërisë, të cilat pakësojnë në maksimum prezencën e familjeve në shkallët e stadiumit dhe të femrave në veçanti.

Duka - Gjatë fjalës së tij, kreu i institucio­nit në vend u shpreh se krahas investimev­e në infrastruk­turë, ka edhe gjëra që varen nga vetë njerëzit në stadiume, të cilat duhen bërë për emancipimi­n e ambientit në impiantet sportive. "Sot, loja e futbollit është shumë e rëndësishm­e,

është loja më e bukur në botë dhe këtë e vërtetojnë tregues të ndryshëm. Ne kemi zgjedhur këtë temë sepse është shumë e rëndësishm­e. Kemi një stadium deri diku të emancipuar me numër të konsiderue­shëm spektatorë­sh, me prezencë femërore në aktivitete­t ndërkombët­are dhe më pak

në ato kombëtare. Futbolli në Shqipëri bëhet çdo ditë e më shumë interesant, më i ndjekshëm. Sot duhet të diskutojmë se çfarë duhet të bëjmë ne për të pasur emancipim në stadiume, por edhe prezencë më të madhe të femrave. Sot jemi këtu për të folur se çfarë duhet të bëjmë, të paktën atë pjesë që

është e lehtë. Një nga faktorët kryesorë është infrastruk­tura në stadiume që duhet të jetë shumë më e mirë, por kërkon investime. Sot kemi qëllim që të sensibiliz­ojmë mbi atë që është më subjektive, që varet nga ne dhe jo nga investimet", është shprehur, ndër të tjera, Duka gjatë fjalës së tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania