Panorama Sport (Albania)

Manaj te Piza, kontratë si Morata

Klauzolë për blerje në verë, por edhe riblerje nga ekipi zikaltër në të ardhmen

- OLSI TUJANI

Klubi i Pizës ka zyr tarizuar huazimin deri në fund të sezonit të sulmuesit shqiptar Rei Manaj. Klubi i Serisë B, ku aktivizohe­n dhe dy futbollist­ët e tjerë shqiptarë, Edgar Çani dhe Samir Ujkani, ka rënë dakord me Interin dhe me lojtarin e Kombëtares shqiptare për të kryer këtë transferim. Manaj shihet si një përforcim i rëndësishë­m për Pizën që, gjatë pjesës së parë të sezonit, ka vuajtur shumë në gjetjen e golit. Pas një eksperienc­e aspak pozitive gjatë huazimit te Peskara në Serinë A në 6 muajt e parë të sezonit, ku u aktivizua në 12 ndeshje dhe shënoi vetëm 2 gola, shqiptari do mundohet të tregojë vlerat në një kampionat të një niveli më të ulët. Ai do të jetë nën urdhrat e trajnerit Xhenaro Gatuzo, ishmesfush­ori i njohur i Milanit. Faqja mediatike e klubit në "Facebook" ka postuar pasditen e djeshme edhe një video të Manajt gjatë kryerjes së testeve fizike.

Klauzolat Sipas mediave italiane, duket se Interi ka mësuar nga manovra e Real Madridit me Alvaro Moratën në momentin që e huazoi te Juventusi. Spanjollët kishin vendosur një klauzolë që në të ardhmen mund të kishin të drejtën për të blerë sulmuesin që po huazonin përkohësis­ht. Këtë gjë ka bërë edhe Inter. Duke besuar tek e ardhmja e suksesshme që mund të ketë sulmuesi kuqezi, zikaltrit, përveçse kanë pranuar klauzolën që Piza të ketë të drejtën për të blerë shqiptarin në fund të sezonit, kanë vendosur edhe një kundërklau­zolë.

Skuadra milaneze ka kërkuar të drejtën për të riblerë sulmuesin në të ardhmen.

Konkurrenc­a Në dukje, Rei Manaj mund të konkurrojë pikërisht sulmuesin tjetër të kombëtares, Edgar Çani. Kjo, për vetë faktin se Çani nuk ka pasur minutazh të plotë gjatë pjesës së parë të sezonit. Mirëpo, Gatuzo mund të ndryshojë skemë dhe të gjejë një të tillë ku të përfshijë të dy lojtarët shqiptarë në vijën e parë të sulmit.

 ??  ?? Rei Manaj duke kryer testet fizike te Piza
Rei Manaj duke kryer testet fizike te Piza

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania