Panorama Sport (Albania)

Pirlo: Juventus-Milan? Bëra tifo për “Zonjën”

"Gjëja më e mirë e Amerikës, të bësh pazar me shapka"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Po flet "profesor" Pir lo. Të tjerët duhet të heshtin dhe të dëgjojnë ato që ai thotë. Për t'i besuar apo jo e keni vetë në dorë, por mesfushori italian rrëfen jetën në Amerikë dhe tregon vitet e kaluara në futbollin italian. Ai i thur elozhe Juventusit dhe zbulon sekretin se në finalen e Superkupës bëri tifo për ta.

Mendoni që Juventusi është në krizë?

Janë episode që ndodhin në futboll. Ndoshta ka qenë mungesë përqendrim­i, por përveç ndeshjes ndaj Fiorentinë­s, Juventusi ka dominuar gjithçka. Nuk do të ketë probleme për të ardhmen.

Mbetet favorite për titullin?

Sigurisht. Flas gjithmonë me shokët e mi në skuadër dhe drejtuesit. Ata janë të bindur që do të fitojnë.

Juve-Milan në Doha, për kë bëtë tifo?

Zakonisht, kur shoh një ndeshje, nuk jam tifoz dhe qëndroj asnjanës. Mirëpo, këtë herë bëra tifo për Juventusin, sepse kam shumë miq në këtë skaudër.

Cili është titulli më i bukur që keni fituar në Itali?

I pari me Juventusin. Ishte një skuadër në fazë rilindjeje dhe rindërtimi. Askush nuk e priste që mund ta fitonim ne titullin.

Cili ishte sekreti?

Ishte një shoqëri e mrekullues­hme, më e organizuar­a në Itali. Do të vazhdojë të fitojë edhe për shumë vite.

Nga Milani, çfarë kujtoni?

Dhjetë vite të papërsërit­shme dhe me trofe të mëdhenj si Champions dhe Kupa Interkonti­nentale.

U larguat nga Juventusi, përpara se ata të detyronin të largoheshi­t?

Ishte një vendim që e mora pa shumë vuajtje. Kisha edhe një vit kontratë me Juventusin, por pasi humba finalen e Ligës së Kampionëve nuk kisha dëshirë të qëndroja. Nuk doja të isha peshë në skuadër.

Morali i kësaj?

Secili duhet ta kuptojë kur ka ardhur koha për të ndryshuar, pa ta thënë të tjerët. Si është jeta në Amerikë? Shumë interesant­e. Këtu mund të dalësh i veshur me shapka dhe askush nuk të thotë asgjë, kjo për faktin se

dikush tjetër është i veshur me keq se ty. (qesh)

Keni nostalgji për stadiumet italiane?

Fare.

Kush do ta fitojë Champions-in?

Juventusi, shpresoj. Është ndërtuar për të shkuar deri në fund.

Real, Barcelona dhe Bajern nuk janë jashtëtokë­sorë?

Nuk më duken nga një planet tjetër. I kam parë dhe të gjitha këto skuadra kanë pika të dobëta dhe të forta. Juventusi mund t'ia dalë.

Më e fortë kjo skuadër,

apo ajo juaja?

Janë të ndryshme dhe të ndërtuara jo në mënyrë të njëjtë. Ndonjëherë je më i fortë në sulm, ndonjëherë në mesfushë. Në ekipin tim dukej sikur na mungonte diçka, por jam i lumtur për atë që kemi bërë.

Me Dibalën dhe Higuainin do të kishit fituar ju në Berlin?

Ishim të fortë edhe ne, por sigurisht që do të kishim më shumë shanse.

Klop thotë se në moshën 25-vjeçare nuk shkohet në Kinë. Çfarë mendoni?

Shifrat që lexoj, janë shumë

të rëndësishm­e dhe të mëdha. Është e vështirë për t'i refuzuar në rast se fiton 10 herë më shumë. Por 25 vjeç është shpejt.

Mbrojtja e Juventusit ju duket e dobët?

(Qesh). Këto po lexoj këto ditë. Përpara një muaji thoshin që BBC-ja ishte super, ndërsa tani është bërë e dobët sepse pësoi dy gola. Kjo ndodh gjithmonë në futbollin italian. Unë mendoj që mbrojtës më të mirë në qarkullim se ata të Juventusit nuk ka.

E keni zili Totin?

E kam sa herë e shoh që zbret në fushë. Është 3 vite më i madh se unë dhe vazhdon të luajë në nivele shumë të larta. Më vjen mirë për të.

Nëse do të kishit një goditje dënimi afër zonës. Do ta godiste Pjaniç apo Dibala?

Unë.

Por edhe goditja e numrit 21 të Juventusit nuk është e keqe, apo jo?

Dibala është një kampion i madh dhe, kur e shoh me numrin tim, më vjen shumë mirë. Është duke e nderuar... Ai mund të bëhet një lojtar i madh dhe ka goditje shumë të zgjuara. Më kanë thënë që

punon shumë dhe kjo është diçka që vlen.

U surprizat nga Tramp? Si të gjithë. E jepnin të sigurt fitoren e Hilari Klintonit, por në fund fitoi ai. Njerëzit tani kanë besim.

Po ju surprizon Konte? Ai s'më surprizon asnjëherë. Në dhjetor isha 3 ditë në Londër dhe punon me të njëjtin pasion. Është fenomen dhe do të fitojë kampionati­n anglez.

Si është një Milan pa Galianin dhe Berluskoni­n?

Unë nuk e imagjinoj dot, për aq kohë sa nuk shoh ndryshime.

Nëse do të ishit ju kinezët, do ta telefononi­t Maldinin?

Do ta merrja me urgjencë, sepse është një legjendë që mund ta ndihmojë skuadrën.

Çfarë do të bëni në të ardhmen?

Nuk e di. Për momentin, jam i përqendrua­r te loja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania