Panorama Sport (Albania)

Shifrat "qajnë", Dibala në kërkim të identiteti­t

-

Vjet, në këtë periudhë numëronte 12 gola të shënuar, duke marrë spaletat e liderit të skuadrës, edhe pse askush nuk priste se Paulo Dibala mund të ishte menjëherë aq deciziv për Juventusin. Por ky sezon i ri ka qenë i pafat për argjentina­sin, sepse ai jo vetëm nuk ka arritur të konfirmohe­t në fushë, por edhe dëmtimet kanë qenë një pengesë jo e vogël për 23vjeçarin, i cili e detyroi të qëndronte dy muaj jashtë fushave. Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe çështja e rinovimit të kontratës së Dibalës është bërë një problem në klub, sepse kohët e gjetjes së një akordi janë zgjatur shumë më shumë sesa mendohej, sidomos edhe pas ofertave të ardhura nga Barcelona, Real Madrid, Mançester Junajtid dhe Bajern Mynih. Ndoshta, të gjitha këto kanë bërë që numri 21 i Juventusit të dalë nga rruga që ai nisi në verën e vitit 2015, prandaj në klub, nga drejtuesit, te trajneri Alegri e deri te shokët e tij të ekipit, janë të gjithë të gatshëm që ta ndihmojnë Dibalën që të rikthehet në hapat e tij. Ndoshta, hapi i parë do të jetë vazhdimësi­a në fushën e lojës dhe sidomos ajo e golit, sepse shifrat deri tani janë shumë të varfra për të: 4 gola në total në 12 prezenca (2 në kampionat, 1 në Champions, 1 në Kupën e Italisë). Por nëse me këto argumente duhet të merren shokët e skuadrës dhe kreu i pankinës së kampionëve bardhezi, edhe drejtuesit e klubit duhet të nxitojnë që të arrijnë akordin për rinovimin e kontratës së lojtarit brenda këtij muaji, në mënyrë që ai të mos ketë emocione të tjera të jashtme që mund ta shpërqendr­ojnë, të paktën deri në fundin e këtij sezoni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania