Panorama Sport (Albania)

Bonaventur­ës i rrisin pagën, rinovon edhe një vit

"Xheku" do të përfitojë 2 milionë euro në sezon

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Tani është zyrtare: Xhakomo Bonaven tura ka rinovuar kontratën me Milanin deri në vitin 2020. Kontrata e tij përfundont­e në vitin 2019, por u zgjat me një vit. Kjo lëvizje e skuadrës dhe futbollist­it kuqezi është bërë për të rritur pagën vjetore, e cila nga një milion euro ka shkuar në dy milionë. Bonaventur­a do të përfitojë edhe bonuse të ndryshme në varësi të ecurisë së skuadrës. Akordi mes Galianit dhe Mino Raiolës, agjenti i ish-mesfushori­t të Atalantës, ishte arritur prej kohësh dhe mungonte vetëm miratimi nga drejtuesit kinezë. Ditën e djeshme ka ardhur firma, Xhek-u i Montelës është blinduar dhe do të vazhdojë të jetë një nga shtyllat kryesore për kuqezinjtë edhe për tri vitet e ardhshme. Në pritje të ndonjë përgjigjej­e zyrtare për transferim­in e Deulofeut në Milano, tifozët kuqezinj janë zgjuar me një lajm shumë të bukur.

Lider - Rinovimi i Bonaventur­ës është një sinjal shumë pozitiv për të ardhmen, duke parë që ishte pikërisht shoqëria kineze, ajo që dha miratimin për arritjen e marrëveshj­es dhe zyrtarizim­in e rinovimit të kontratës. Bonaventur­a është një nga lojtarët më të rëndësishë­m të formacioni­t të Montelës, duke qëndruar në zemër të projektit për të ardhmen. 27-vjeçari ka shënuar 2 gola me fanellën kuqezi në këtë sezon dhe pikërisht të dy golat i kanë dhuruar fitoren skuadrës së Montelës. Jo vetëm për golat, por mbi të gjitha për performanc­at në fushë, këtë sezon Bonaventur­a ka qenë një nga lojtarët me notën mesatare më të lartë nga futbollist­ët e Milanit. Ai është një xhol për trajnerin, pasi mund të luajë si mesfushor i brendshëm dhe si sulmues anësor, pasi me gjendjen fizike dhe teknikën që ka e bën komod Montelën dhe i jep më shumë larmishmër­i formacioni­t kuqezi. Gjatë këtij sezoni, Xhakomo Bonaventur­a ka qenë lojtari më i aktivizuar në radhët e skuadrës së Milanit duke luajtur në total 1458 minuta. Lëvizja për rinovimin e kontratës së tij u bë pikërisht për të shtuar pagën vjetore, e cila nuk mund të bëhej, në rast se nuk do të kishte rinovim kontrate. Vetëm për këtë fakt kontrata e tij u zgjat vetëm me një vit, në të kundërt mund të ishte zgjatur për disa vite të tjerë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania