Panorama Sport (Albania)

Milani me dy fytyra, i brishtë në start dhe i fortë në fund...

-

"Milan, nëse kërkon të kapësh Europën, duhet ta nisësh ndeshjen me vrull". Ky është titulli që "Gazzetta Dello Sport" i ka vënë shkrimit për të treguar ecurinë e Milanit deri në këto momente. Kuqezinjtë janë një ekip shumë i brishtë në fillimin e ndeshjes, por në pjesën e dytë ka karakter dhe gjithmonë arrin t'i përmbysë ndeshjet. Për këtë fakt, Montela është shfaqur shumë i nervozuar dhe i shqetësuar. Ai e di që skuadra është e re dhe duhet t'i japë një kohë të caktuar për të fituar eksperienc­ë dhe për t'u rritur. Numrat - Milani gjatë kësaj kohe ka provuar gjithmonë të luajë futboll të bukur dhe të mos e hedhë topin asnjëherë pa u menduar. Djemtë e "Djallit", Montela kanë arritur të fitojnë shumë pikë në pjesën e dytë të ndeshjeve. Mjafton të shihni përmbysjen që bënë ndaj Torinos, kur ishin duke humbur 2- 0 dhe morën barazimin 2- 2. Deri këtu jemi shumë mirë, por kjo ndodh vetëm në gjysmën e ndeshjes. Milani deri tani ka shënuar vetëm 8 gola në pjesët e para të ndeshjeve dhe 22 në pjesët e dyta ( 24 nëse i shton edhe golat e Kupës së Italisë). Rrjetat e arritura në 45 minutat e dyta zënë në total 73% të golave të shënuar. Goditjet? Milani i dyfishon goditjet në kuadratin e portës kundërshta­re. Në pjesën e parë e godasin portën mesatarish­t 29 herë, ndërsa në të dytën 56. Numra më të mira dhe pozitive edhe për sa i përket rikuperime­t të topave, 536 në pjesën e dytë dhe 502 në të parën, prekjet e topit në zonën kundërshta­re: 203 me 194, kontrastet e fituara: 129 me 115. Në një renditje të përgjithsh­me, Milani është në vendin e dytë me 15 pikë të grumbullua­ra në pjesën e dytë të ndeshjeve, pasi vendi i parë mbahet nga Interi me 16 pikë. Nëse ndeshjet do të përfundoni­n në pjesën e parë, Milani do të renditej në vendin e 11- të, por për fat futbolli luhet deri në minutën e 90- të. Montela duhet ta përmirësoj­ë këtë ecuri të skuadrës, për të kapur kundërshta­rët si Roma dhe Napoli që kanë vazhdimësi në rezultate, si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën. Inter Milan Juventus Roma Napoli Lacio Atalanta Kievo Kaljari Sampdoria Xhenoa Sasuolo Udineze Bolonja Fiorentina Palermo Empoli Torino Peskara Krotone 16 15 14 14 12 12 9 9 8 8 7 7 7 6 5 5 4 4 2 0 ka shënuar skuadra e Milanit në fraksionin e dytë të ndeshjes. Në 45 minutat e para, kuqezinjtë e kanë gjetur rrugën e rrjetës

vetëm 8 herë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania