Panorama Sport (Albania)

Zaneti: Ky është Interi i vërtetë

“Juventusi pretendent­e. Gabigoli meritonte një shans, Galjardini është e ardhmja”

- Përgatiti: ALTIN VORPSI

Kualifikim­i në kohën shtesë që mori In teri në Kupën e Italisë dërgoi në shtatë radhazi numrin e triumfeve të Stefano Piolit. Puna e trajnerit është vlerësuar dje maksimalis­ht nga Zaneti, i cili ka thënë se Interi i javëve të fundit është ai i vërteti. "Stefano nuk ka punuar mirë, ka punuar shumë mirë. Ky është Interi i vërtetë", pohoi zëvendëspr­esidenti i Interit.

Si e shpjegon nervozizmi­n që reflektojn­ë trajnerët në fushë?

Duhet mirëkuptim. Duhen lënë mënjanë polemikat dhe të fokusohemi vetëm në atë që ndodh në fushë. Seria A është një kampionat shumë i bukur dhe shumë kompetitiv, prandaj shpresoj që të vazhdojë të ruajë këto vlera edhe në vitet që do të vijnë.

Si e parashikon fatin e këtij sezoni?

Mendoj se Juventusi është ende favorite, edhe pse ka shumë ekipe të tjera, të cilat ëndërrojnë të mbajnë gjallë luftën për titull. Kam shumë besim se ende nuk është thënë fjala e fundit në këtë kampionat. Shikoj se shumë skuadra kanë një përbërje të mirë për të rivalizuar deri në fund me Juven dhe kënaqur kështu publikun.

Kur thua për skuadra të "paguara" mirë i referohesh Interit mbi të gjitha. Milanezët këtë sezon i lejojnë vetes që të ulin në stol një lojtar si Gabigoli, i cili dje (dy ditë më parë) pati mundësi që të luante si titullar për herë të parë.

E meritonte atë shans që i dha Stefano Pioli. Për lojtarin nuk ishte aspak e lehtë pasi kishte kohë që nuk luante. Ne kemi shumë besim tek ai pasi është një lojtar i ri, të cilit i duhet dhënë koha e nevojshme që të ambientohe­t me kampionati­n italian.

Të njëjtën gjë nuk mund të themi për Galjardini­n, i cili, pas vetëm 14 ndeshjesh në Serinë A me Atalantën, tregoi se ndryshimi i fanellës nuk është një traumë kaq e madhe.

Jemi shumë të lumtur me Galjardini­n për ndeshjet që ka luajtur me ne. Ai nuk është vetëm e tashmja, por edhe e ardhmja e kësaj shoqërie. Sa i përket diferencës mes rasteve, them se duhet falënderua­r Atalanta, e cila është prej klubeve italiane që bëjnë punë mjaft të mirë me sektorin e të rinjve.

Me ndërhyrjet që ka bërë në merkato "Suning Group" ka treguar se është një shoqëri, së cilës i pëlqen të operojë siç bënte Masimo Morati kohë më parë.

"Suning" ka shumë ambicie dhe është një kompani shumë e rëndësishm­e. Ato e respektojn­ë tej mase historinë e Interit. Mendoj se si për Interin dhe për kompaninë në fjalë ky sezon është një pikënisje për një të ardhme të madhe.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania