Panorama Sport (Albania)

Tërhiqet Alonso, frikë për Lahmin

Drejtuesit bavarezë tremben se një vendim të tillë mund ta marrë edhe kapiteni

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ksabi Alonso nuk do të ketë fatin e Arjen Robenit dhe Frenk Riberisë në "Allianz Arena". Lojtari më i vjetër i Bajernit të Mynihut ( 35 vjeç) ka vendosur që "të varë këpucët në gozhdë" në fund të sezonit, kur i skadon edhe kontrata me klubin gjerman. Lajmi nuk është zyrtarizua­r ende, por është zbuluar nga "Sport Bild".

Detajet

Revista gjermane ka zbuluar se përpara se të nisej për pushime në dhjetor, mesfushori spanjoll informoi drejtuesit e Bajernit, Uli Hënes dhe Karl- Hainc Rumenige, se në fund të sezonit do të mbyllë karrierën. Pas 18 vitesh në futbollin profesioni­st, ku ai fitoi dy Champions, por edhe Kupën e Europës dhe Botës me Kombëtaren e Spanjës, ish- ylli i Realit të Madridit dhe Liverpulit do të dalë në pension kur kontrata e tij në Mynih të skadojë më 30 qershor. Ai u transferua në Bundesligë në vitin 2014 pas 5 viteve në Madrid. Në Gjermani, Alonso ka fituar dy herë Bundesligë­n, Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë. Në vitin 2014 ai vendosi që t'i japë lamtumirën karrierës së lavdishme me kombëtaren spanjolle ( 114 ndeshje). Roli i ri

Drejtuesit e Bajernit e kanë pranuar vendimin, por kanë në plan që t'i ofrojnë një rol të ri në klub futbollist­it. Karlo Ançeloti është një admirues i tij dhe nuk përjashtoh­et mundësia që Alonsos t'i ofrohet një rol në stafin e tij.

Frikë për Lahmin

Pas lamtumirës së veteranit, Hënes dhe Rumenige duhet të gjejnë zëvendësue­sin e tij në merkato dhe të punojnë për të bindur kapitenin Filip Lahm që të mos marrë të njëjtin vendim në fund të këtij sezoni.

Kontrata e mbrojtësit skadon në 2018- ën, por ai e ka lënë të hapur mundësinë e një tërheqjeje që këtë verë dhe është negociuar që mund të marrë edhe postin e drejtorit sportiv, i lënë vakant prej largimit të Matias Zamerit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania