Panorama Sport (Albania)

Roben: Më vjen keq për Alonson, unë mund të rinovoj përsëri

-

Arjen Roben kërkon ta nisë sa më fort vitin 2017 kur Bundesliga të rindezë motorët për herë të parë këtë vit nesër në ndeshjen e Bajernit kundër Fraiburgut. Mesfushori, i cili sapo rinovoi edhe një vit në "Allianz Arena", parashikon një fazë të dytë të fortë dhe mendon se Lajpcigu do vazhdojë të jetë rivalja e kampionëve të Gjermanisë. "Ne duam ta fitojmë ndeshjen tonë të parë dhe të lëmë një shenjë se çfarë duam të arrijmë këtë sezon. Patëm një fazë të mirë përgatitor­e dhe mbi të gjitha u argëtuam. Por qëllimi mbetet të tregojmë veten në ndeshje dhe të fitojmë. Kemi motivimin dhe dëshirën për synuar Champions-in", tha holandezi një ditë më parë. Pushimet dimërore nuk janë koha e tij e preferuar. Ai pësoi një ftohje me temperatur­ë, por tani duket se është sërish i gatshëm. Bajerni kryeson Bundesligë­n me 39 pikë. Menjëherë pas tyre renditet Lajpcigu, i cili ka 3 pikë më pak dhe një golavarazh më të keq se kryesuesit pas ndeshjes së fundit mes tyre. Se sa të fortë do vazhdojnë të tregohen surpriza e këtij sezoni, e cila kanë një ndeshje në shtëpi këtë të shtunë, kundër Aintrahtit të Frankfurti­t, Roben e ka të vështirë për ta parashikua­r. "Duhet të presim. Ata kanë luajtur një fazë të parë të shkëlqyer, e cila meriton vetëm kompliment­e. Cilësia e tyre është atje. Është një skuadër e re, me një grup energjik lojtarësh dhe një supertrajn­er. Ata mbeten të fortë. Ata mund të na e bëjnë edhe neve jetën të vështirë, sepse mund të përqendroh­en vetëm në kampionat", tha holandezi fluturues. Alonso - 32-vjeçari preku edhe temën e tërheqjes së Ksabi Alonsos nga futbolli: "Unë nuk di ende asgjë. Besoj se nuk është bërë asgjë zyrtare. Nuk e di nëse Ksabi ka vendosur të tërhiqet, por nëse është e vërtetë, atëherë më vjen shumë keq. Ai është një vendim personal. Ksabi është një njeri shumë i mirë dhe profesioni­st i shkëlqyer. Ai u përshtat shumë mirë te Bajerni me kualitetet e tij. Ka pas një karrierë të çmendur. Ka fituar gjithçka që mund të fitohej". Roben, i cili rinovoi këtë javë deri në vitin 2018, thotë për të ardhmen e tij: "Kam edhe një vit e gjysmë këtu dhe po bëj më të mirën që të luaj sa më gjatë në këtë nivel. Vitin tjetër, nëse ndihem si tani dhe do kem pasur një vit të mirë, do jem gati për një tjetër rinovim".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania