Panorama Sport (Albania)

Selta trondit Realin, e gjunjëzon në Madrid

Ekipi nga Vigo shkëlqeu në kundërsulm, pranë gjysmëfina­leve

-

Reali i Madridit ka bërë një "autogol" në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit, duke humbur në shtëpi përballë Selta Vigos. Kjo ishte shuplaka e dytë radhazi për djemtë e Zinedin Zidanit, pas asaj kundër Seviljes, vetëm pak ditë më parë. Trajneri francez hodhi në fushë një formacion pa "kursim", ku majën e sulmit e udhëhiqte Kristiano Ronaldo, i mbështetur nga Asensio dhe Lukas Vazkez. Pjesa e parë u karakteriz­ua nga një dominim i vendësve, të cilët krijuan disa mundësi të mira, sidomos me Vazkez, por pa mundur që të jenë të saktë para portës. Pak minuta pasi filloi pjesa e dytë, Zidan nxori Asension për të futur Alvaro Moratën, por kjo nuk rezultoi efikase. Në të 64ën, një aksion i shpejtë nga krahu i majtë nxori zbuluar mbrojtjen merengese, e cila nxori nga rrjeta topin e gjuajtur prej Aspas brenda zonës. Një gol që nuk i demoralizo­i vendësit, të cilët arritën të reagonin rrufeshëm. Vetëm pesë minuta më vonë, Marselo shënoi një gol "kartolinë", kur gjuajti fluturimth­i një top në hyrje të zonës. Gjithçka barazim dhe pritej që përmbysja e "gjigantëve" spanjollë të ishte thjesht formalitet. Por, taktika e trajnerit Berixo, për të shfrytëzua­r në maksimum shpejtësin­ë e sulmuesve të tij, solli edhe një tjetër gol. Këtë herë ishte Joni që përdori një kundërsulm dhe përfitoi nga hapësirat në qendrën e prapavijës së kundërshta­rit, për të mposhtur sërish Kasijën. As

futja e Karim Benzemasë nuk e ndryshoi fatin e ndeshjes, pasi edhe u bë protagonis­t, duke gabuar një rast me portën e boshatisur. Kjo humbje që trazon më shumë se kurrë ambientin madrilen, i cili duhet të përmbysë gjithçka në ndeshjen e kthimit, në transfertë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania