Panorama Sport (Albania)

Luis Enrike: Nuk besoj në mallkime, e mund Sociedadin

-

Luis Enrike ka folur para ndeshjes së Kupës së Mbretit kundër Sociedadit, duke shprehur besim që do arrijnë të fitojnë për herë të parë në këtë transfertë prej gati 10 vitesh. Ai nuk u kushton rëndësi statistika­ve, ndërkohë që thur elozhe për formën e Nejmarit dhe së fundmi Rakitiçit.

Sa ndryshon përgatitja e një ndeshje për Kupën e Mbretit, krahasuar me ato të kompeticio­neve të tjera?

Për mua si trajner nuk ndryshon aspak. Shpresoj që edhe për lojtarët të jetë e njëjtë, sidomos sa i përket motivimit. Mundohemi të studiojmë kundërshta­rin, të përgatitem­i si duhet për të fituar. Faza çerekfinal­e nuk të lejon hapa falsë dhe ne do kërkojmë që të fitojmë ndeshjen e parë, në mënyrë që ajo e kthimit të jetë më e lehtë.

Ju shqetëson fakti që Barcelona ka shumë vite që nuk fiton në stadiumin e Sociedadit?

E kam thënë edhe herë të tjera që këto statistika nuk influencoj­në aspak, pasi ndryshojnë rrethanat. Janë futbollist­ë të tjerë, në kushte

të tjera, trajnerë të tjerë. Nuk besoj në "mallkime", pasi në fushën e lojës e kemi gjithçka në dorën tonë.

Sa i rëndësishë­m është Rakitiç për ju?

Shumë. Ivan është një lojtar i nivelit të lartë, me cilësi të shkëlqyera. Forma e tij e mirë fizike është një garanci për gjithë skuadrën. Nuk dua ta komentoj më tej, pasi vlerësimin që kam për të e kam treguar gjithnjë.

Ndeshjen do e arbitrojë Gonzalez, ndaj të cilit keni pasur pakënaqësi në të shkuarën. Edhe ju personalis­ht. Si e prisni?

Nuk mendoj asnjëherë për arbitrin. Kam folur shumë rrallë dhe gjithnjë pas ndeshjes. Ndonjëherë i influencua­r edhe nga emocionet e takimit.

Si është gjendja e Nejmarit?

E shikoj gjithnjë duke u argëtuar kur ka topin dhe kjo tregon dashurinë e tij për këtë sport. Ka më tepër personalit­et dhe është më efikas.

Mendoni se Arda Turan e ka kaluar me sukses fazën e vështirë?

Nuk ka qenë evolucion, pasi ai gjithnjë ka treguar potenciali­n që zotëron.

Thjesht iu desh kohë për t'u ambientuar dhe tani e ka më të lehtë të bashkëpuno­jë me shokët e skuadrës.

Sa ka ndikuar Van Gal në karrierën tuaj si trajner?

Kam pasur fatin që ta kem trajner dhe sigurisht që kam mësuar prej tij. I kam huazuar deri diku stilin e punës, pasi ishte metodik, i palodhur dhe gjithnjë duke folur me kolegët e tij. Kjo të jep mundësinë të përmirësoh­esh.

Sa e rëndësishm­e është për ju Kupa e Mbretit?

Aq sa dua ta fitoj patjetër... (qesh)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania