Panorama Sport (Albania)

Lukas Leiva shpëton Liverpulin

Origi gabon nga pika e bardhë, Plajmuthi nuk reziston dot në ndeshjen e dytë

-

Liverpuli ka arritur të sigurojë "biletën" për në raundin tjetër të Kupës së Anglisë pas plot 180 minutash përballë rivalit të Ligës 2, Plajmuthi. Kur ndeshja e parë u mbyll në barazim pa gola, këtë herë ka mjaftuar një fitore minimale për të vazhduar aventurën në kompeticio­n. Ishte Lukas Leiva ai që vulosi triumfin, ndërkohë që Origi shpërdoroi një mundësi të artë nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndeshja - Jurgen Klop u besoi disa prej yjeve të tij në ndeshjen e dytë kundër Plajmuthit, duke aktivizuar që nga minuta e parë Kutinjon apo Starrixh. Ndërsa pjesa tjetër ishin kryesisht lojtarë të rinj në moshë, të cilët e panë si një mundësi të artë për të treguar potenciali­n që zotërojnë. Ndeshja nisi me një dominim të të kuqve dhe, në fakt, goli i avantazhit nuk vonoi. Ishte Lukas Leiva, i cili gjuajti saktë me kokë një krosim nga goditja e këndit në minutën e 18-të. Në fakt, festa e tij ishte plotësisht e justifikua­r, pasi hera e fundit që kishte gjetur rrugën e rrjetës për Liverpulin datonte më tepër se gjashtë vite më parë, saktësisht në shtator të 2010ës. Një gol që u dha miqve më tepër qetësi në lojë, por jo qartësinë e duhur në aksionet sulmuese. Pas disa rasteve të shpërdorua­ra, mundësia

më e mirë për të shënuar golin e sigurisë erdhi në minutën e 87-të, kur skuadra e Klopit fitoi penallti. Por, gjuajtja e Origit ishte e dobët dhe u prit pa shumë vështirësi prej gardianit Mekormik, duke u bërë i pari 11metërsh që nuk realizohet,

prej 12 tentativav­e. Madje, lojtari që nuk ishte treguar i saktë ishte Stiven Xherrard në vitin 2015. Gjithsesi, vendësit e Plajmuthit nuk patën shumë shanse për të marrë një rezultat befasues, duke i dhënë fund rrugëtimit të tyre në Kupë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania