Panorama Sport (Albania)

Trashi: Aleancat për turp, prishin imazhin e futbollit

“Besojmë te titulli, ndeshjet direkte vendosin gjithçka”

- ILIR CARA

Mesfushori i Partiza nit, Lorenc Trashi, në intervistë­n e dhënë dje për mediat, para fillimit të seancës stërvitore, u shpreh se derbi i së hënës vjen në një moment jo të mirë për dy klubet e kryeqyteti­t. Trashi e shikon si një ndeshje të vështirë, por që duhet fituar nga "demat", në mënyrë që të vijojnë rrugën e misionit titull. Kapiteni Hoxha e konsideroi Tiranën si një ekip të mesëm, ndërsa mesfushori nuk ia humb vlerat kundërshta­rit, por gjithsesi nuk e rendit te skuadra e forta këtë sezon. Trashi ka besim te titulli, pasi diferenca me kreun rikuperohe­t me ndeshjet direkte. Trashi u shpreh qartë edhe për aleancën mes Tiranës dhe Kukësit, të cilën e quan të turpshme. 24-vjeçari nuk u zë besë problemeve të bardhebluv­e, madje pret një Tiranë të motivuar dyfish, si dhe vlerëson ishin e kuq, Asion Daja.

Trashi, a mendoni se ky derbi vjen në momentin e duhur për ju?

Nuk mendoj se është momenti i duhur, pasi të dy ekipet po kalojnë situata të keqe, duke mos dalë në lojën e tyre. Mendoj se do jetë një ndeshje shumë e vështirë. Nuk mund të them se për ne është derbi më i rëndësishë­m, por ndeshja e radhës më e rëndësishm­e, duke parë pozicionin që kemi në klasifikim dhe situatën e fundit.

A e ka Partizani gjendjen fizike dhe psikologji­ke për të përballuar këtë sfidë?

të mira, aq më shumë që kemi parë se ka larguar shumë lojtarë.

Duke parë oshilacion­et e fundit në kampionat, i druheni më shumë ekipit tuaj apo Tiranës si kundërshta­r?

Unë i druhem më shumë ekipit tonë, ndaj duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për ta kaluar me sukses këtë sfidë.

Cilin nga lojtarët e Tiranës vlerësoni më shumë?

Unë i vlerësoj të gjithë si ekip, sepse ata do të mobilizohe­n 200% kundër nesh, por më shumë dua të veçoj Asion Dajën, pasi ai ka një stabilitet në lojë. Që në momentin kur ai ka shkuar te Tirana ka mbajtur të njëjtin ritëm në lojën e tij.

Flitet për një aleancë mes Kukësit dhe Tiranës, si i komenton Lorenc Trashi këto zëra?

Jo flitet, por është e turpshme. Duhet të themi atë çfarë pamë në televizor, ndaj nuk duhen të përsëriten të tilla shfaqje, sepse prishim imazhin e futbollit tonë. Këto gjëra duhen dënuar.

Fakti që tifozët e Tiranës e kanë bojkotuar ekipin, mendoni se jua bën më të lehtë misionin në derbin e së hënës?

Jo, nuk mendoj se do të na e bëjë më të lehtë, sepse ata do të luajnë me fort se kurrë kundër nesh. Ata do të luajnë për të kthyer edhe tifozët në stadium, kështu që nuk do ta kemi aspak të lehtë. Tifozët e Partizanit mendojnë se titulli është më kryesor tani, duke ditur që kemi kohë që nuk humbasim në derbi.

Jeni 6 pikë larg kreut, e shikoni si të arritshëm titullin kampion?

Mendoj se jemi në rrugën e duhur. Duhet ta marrim me qetësi dhe pa shumë presion çdo ndeshje të radhës. Në fund do të shikojmë si do të përfundojn­ë gjërat, shpresojmë shumë që të plotësojmë objektivin tonë. Kampionati është ende i gjatë, duke parë që nuk jemi ndeshur ende me Kukësin dhe Skënderbeu­n. Mendoj se çdo gjë do të vendoset në ndeshjet direkte.

Pas derbit, ju pret Kukësi. Mendoni se do ta ngushtoni diferencën?

Nuk mund të flas që tani për ndeshjen me Kukësin. Ne jemi totalisht të përqendrua­r vetëm te derbi i së hënës me Tiranën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania