Panorama Sport (Albania)

Spektakël i Skënderbeu­t, Vllaznia fut në sherr Korabin

Administra­tori Mziu dhe Sheta përplasen pas ndeshjes. Mbrojtësi: “Më goditi, do ta çoj në burg”. Drejtuesi: “Lojtari tallet me klubin”

- JETON REXHMATI

Vllaznia u ka dhënë fund shpresave të Korabit për të mbijetuar në Kategorinë Superiore, pasi e ka mposhtur dje në një ndeshje pa shumë emocione në stadiumin "Niko Dovana" të qytetit të Durrësit. Nga një gol në çdo pjesë i kanë mjaftuar ekipit të Cungut që të marrë një trepikësh, i cili jep qetësi për pozicionin e skuadrës së tij në tabelën e klasifikim­it.

Pjesa e parë - Minutat e para të takimit janë të qeta dhe skuadrat zhvendosin lojën kryesisht në mesfushë. Edhe pse Korabi pritej që ishte pak më agresiv, duke qenë se i nevojitesh­in pikët me çdo kusht, të parët që tentojnë të gjejnë golin e avantazhit janë shkodranët me anë të Shtubinës, i cili në minutën e 4-t gjuan fort nga distanca, por portieri Laço arrin të grushtojë me vështirësi. Dibranët e kanë të vështirë të reagojnë dhe trajneri Haxhiu dëgjohet shpeshherë të udhëzojë lojtarët e tij që të luftojnë për topin e parë. Megjithatë ata që të do të shënojnë janë shkodranët dhe për këtë mendon eksperienc­a e Bakajt. Minuta e 17-të dh Çela me Shetën nuk kuptohen mes tyre duke lënë topin që të shkojë te Bakaj. Ky i fundit në pozicion ballor me portën e Laços në kufijtë e zonës godet dhe e dërgon sferën aty ku portieri i dibranëve nuk mund të bëjë asgjë. Tre gola në tre takime tregojnë se kuqeblutë kanë bërë lëvizjen e duhur në merkato duke siguruar shërbimet e mesfushori­t. Edhe pse në disavantaz­h, Korabi nuk e ka forcën për të reaguar, ndërsa Vllaznia tërhiqet disi në mbrojtje të rezultatit dhe mundohet të administro­jë takimin, pa menduar shumë për thellimin e diferencës. E kotë është tentativa e Arifajt një minutë nga fundi i pjesës së parë më një gjuajtje nga larg, pasi topi shkon mbi kuadratin e Agoviç, i cili në këtë 45-minutësh ka qenë më shumë si spektator.

Pjesa e dytë - Fraksioni i dytë i lojës do të jetë edhe më i dobët se i pari sa u takon rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat. Lojtarët e Korabit mundohen të gjejnë portën kundërshta­re me goditje nga jashtë zone, por nuk janë të saktë. Trajneri Haxhiu hedh në fushë edhe lojtarët që ka në dispozicio­n, megjithatë goli nuk vjen. Në minutat e fundit, kur dukej se kuqeblutë po siguronin

një fitore minimale, Hebaj i aktivizuar si zëvendësue­s në minutën e 88-të dyfishon shifrat. Në një aksion të Vllaznisë, ai shfrytëzon një top të ardhur pa shumë pretendime në zonën e Korabit dhe pas gjuajtjes me kokë arrin të kalojë portierin Laço. Ky i fundit kthehet dhe

largon sferën në vijën fatale, por Hebaj e kontrollon sërish duke mos e lejuar topin të shkojë fundore. Ai zhvendoset bukur disi më në qendër dhe gjuan fort duke mos i dhënë mundësinë këtë herë "gardianit" të Korabit që të reagojë dhe i dhuron qetësinë trajnerit Cungu.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania