Panorama Sport (Albania)

Partizani-Tirana,nje derbi cudirash

"Demat" pritës në shtëpinë bardheblu, por një barazim rrezikon furtunën...

- ADELA MERKO

Ekemi ende të freskët derbin e fundit të luajtur mes Tiranës dhe Partizanit. U fikën dritat, zgjati dy ditë dhe nuk u shënua asnjë gol. Mendoni se ishte derbi më i çuditshëm i dekadave të fundit? Jo, ishte thjesht fillimi... Për ata që kanë dyshime se kjo ndeshje jo e zakonshme po luhet në kufijtë e anormales, po ju rendisim disa fakte për të treguar se ky i sotmi nuk është një derbi si gjithë të tjerët...

- Partizani luan si pritës në shtëpinë e Tiranës...

- Ultrasit e Tiranës bojkotojnë ekipin, por do të mblidhen te "Xhamlliku" për tifozllëk.

- Partizani bën tri blerje të mëdha, por dy prej tyre janë ende në stol (Sukaj, Cetkoviç), ndërsa një tjetër në tribunë (Bonifejs).

- Tiranës i bllokon FIFA merkaton dhe nuk bën asnjë blerje...

- Tirana ka dy sulmues që kanë shënuar të dy bashkë vetëm një gol në 21 javë kampionat.

- Partizani lufton për titull, por në tri ndeshjet e fundit ka shënuar vetëm 2 gola...

- Tirana synon një vend në Europë, por në tri ndeshjet e fundit ka shënuar vetëm 1 gol...

- Për herë të parë në një derbi do të mbetet një tribunë e gjitha bosh, sektori D2, ku zakonisht akomodohen "Tirona Fanatics"...

- Për herë të parë në një derbi, tifozët e Tiranës janë miq në shtëpinë e tyre dhe, për më tepër, do të vendosen në tribunën H (aty ku rrinte më parë Partizani).

- Tirana nuk e fiton një derbi prej 3 vitesh...

- Partizani nuk e fiton një titull prej 24 vitesh...

- Muzaka ikën nga Tirana dhe bëhet vendimtar te Skënderbeu...

- Për herë të parë, Tirana kënaqet edhe me një barazim...

- Për herë të parë, një barazim në derbi mund të shkaktojë "tërmet" te Partizani...

- Për herë të parë kur janë bashkë në Superiore, Partizani është kaq shumë favorit kundrejt bardhebluv­e...

- Nuk ka ndodhur kurrë, të paktën në vitet e fundit, që Policia e Shtetit të mos publikojë masat një ditë para derbit. Por ndoshta protesta e opozitës i ka shpërqendr­uar disi...

- E çuditshme, por e vërtetë: portierëve të Partizanit dhe Tiranës u ka ndodhur shpesh në këto 21 javë që të shpallen lojtarët më të mirë të ndeshjeve.

 ??  ?? IsliIsli Hidi:Hidi: DoDo jetëjetë ndeshjande­shja e portierëve­portierëve
Rrëfehen vajzat e ekranit: Ja si del derbi
Rrëfehen vajzat e ekranit: Ja si del derbi
Ekuban: I druhem Takut dhe Merveilit
Ekuban: I
Takut Merveilit
Tomori: Do na shijonte...
IsliIsli Hidi:Hidi: DoDo jetëjetë ndeshjande­shja e portierëve­portierëve Rrëfehen vajzat e ekranit: Ja si del derbi Rrëfehen vajzat e ekranit: Ja si del derbi Ekuban: I druhem Takut dhe Merveilit Ekuban: I Takut Merveilit Tomori: Do na shijonte...
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania