Panorama Sport (Albania)

Teuta trondit Flamurtari­n në debutimin e Duros

Durrsakët fitojnë 3 pikë të arta në luftën e mbijetesës, Hyseni tronditi shtyllën

- ERMAL SIKA

Ndodh ironia e fatit në Vlorë sepse në minutën e 93-të mund të kishte përfunduar gjithçka, por dëmtimi i Ditës e detyroi arbitrin e katërt të jepte edhe një minutë më shumë. Aq sa i mjaftoi Teutës për të bërë një aksion, i cili do të rezultonte më i rëndësishm­i i sfidës së luajtur mes...

Ndodh ironia e fatit në Vlorë sepse në minutën e 93- të mund të kishte përfunduar gjithçka, por dëmtimi i Ditës e detyroi arbitrin e katërt të jepte edhe një minutë më shumë. Aq sa i mjaftoi Teutës për të bërë një aksion, i cili do të rezultonte më i rëndësishm­i i sfidës së luajtur mes Flamurtari­t dhe durrsakëve. Tarik Cmajcanin ia bën shumë të hidhur debutimin Shpëtim Duros në krye të kuqezinjve, por i jep 3 pikë me shumë vlerë ekipit të Maganit në luftën për mbijetesë. Flamurtari ishte më kërkues dhe më i organizuar në pjesën më të madhe të lojës, por e uli ritmin në fund dhe u dorëzua atëherë kur mendoi se ndeshja po përfundont­e.

Galiç, çfarë bën?- Shpëtim Duro zbret në fushë një ekip të disiplinua­r dhe të rreshtuar me modulin 4-2-3-1, me Telushin pas shpinës së sulmuesit të vetëm Danilo Alvesh. Ndërkohë, nga krahët luanin Fazliu-Galiç, ndërsa përpara mbrojtjes Neziraj- Hyseni. Ndërkohë, Magani i përgjigjet me të njëjtin modul. Të dy trajnerët kishin zgjedhur si portierë Halilajn dhe Moçkën. Iniciativë­n për të shënuar e kanë vlonjatët, por nuk tregohen konkretë në metrat e fundit. Në minutën e 13-të ndodh diçka e çuditshme, sepse Jemini akordon një 11-metërsh për Flamurtari­n, por gjyqtari anësor Bregasi anulon gjithçka. Nga pamjet shihet qartë që Markoviç nuk e ka prekur Telushin. Rastin më të mirë për të shënuar në pjesën e parë të ndeshjes e ka Galiç, i cili del i vetëm përpara Moçkës. Grinta dhe rastet nuk mjaftuan për të zhbllokuar ndeshjen, e cila përfundoi 0-0 në pjesën e parë.

Në frymën e fundit- Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte një kopje e asaj të parës, me Flamurtari­n që qarkullont­e topin dhe kërkonte të zhbllokont­e ndeshjen. Hyseni iu afrua shumë golit me një goditje spektakola­re nga larg, por

topi i tij përfundoi në shtyllë. Kjo shtyllë duket se zgjoi Teutën dhe trajnerin Magani, i cili më parë freskoi mesfushën dhe sulmin duke bërë dy zëvendësim­e. Futja e Hilës në fushën e lojës u dha më shumë grintë durrsakëve që

po provonin më shpesh ta fitonin ndeshjen. Ky i fundit u ndal nga Halilaj në rastin e parë, ndërsa Duro largoi nga fusha sulmuesin kryesor Alvesh për t'i bërë vend Dushkut. Atëherë kur u mendua se gjithçka përfundoi, durrsakët bëjnë goditjen fatale. Zbritje e rrezikshme drejt sulmit dhe pas një krosimi nga e djathta Cmajcanin koordinohe­t në mënyrë perfekte dhe e ndal topin në rrjetë. Me këtë fitore, Teuta largohet 3 pikë nga zona e ftohtë, ndërsa Flamurtari ka 20 pikë, po aq sa Laçi që do të luajë ditën e sotme kundër Kukësit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania