Panorama Sport (Albania)

Sadiku gol me gjoks, Hysaj e Memushaj super

Kaçe u rikthye titullar, humbin Cikalleshi dhe Agolli

-

Armando Sadiku ka rigjetur formën e tij më të mirë dhe nuk ndalet. Sulmuesi ka shënuar edhe këtë fundjavë, këtë herë për t'i dhënë një pikë Luganos përballë ish-skuadrës së tij, Vaduzit. Rikthimi te Lugano pas disa sezonesh po shkon ashtu siç parashikoh­ej për sulmuesin e Kombëtares, i cili po gjen me rregullsi rrugën e rrjetës me këtë skuadër. Ashtu si një javë më parë ndaj Grasshoper­s, edhe dje bomberi kuqezi ka shënuar për t'i dhënë pikë skuadrës së tij dhe për ta larguar nga zona e rrezikut. Vaduzi, ku luante titullar Albion Avdiaj, arriti të mbyllte pjesën e parë me avantazhin 1-0. Por, në minutën e 65-të të ndeshjes, në atë që ishte mundësia e parë reale që iu shfaq Sadikut, ai nuk gaboi, por e dergoi topin në rrjetë duke përdorur trupin (devijoi me gjoks), për të realizuar golin e barazimit 1-1 me të cilin u mbyll kjo sfidë. Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të luajtur në Zvicër, dy golat e Benjamin Kolollit nuk i kanë mjaftuar Lozanës për të mundur Bazelin kryesues, edhe pse, deri 20 minuta nga fundi i ndeshjes, kryesonte 3-1. Bazeli përmbysi rezultatin duke fituar 4-3 dhe protagonis­t në golin e dytë të kampionëve në fuqi të Zvicrës ishte edhe Taulant Xhaka, i cili dhuroi pasimin për autorin e golit.

Seria A

"Është shpirti i skuadrës dhe njeriu që mund të rilindë Peskarën". I tillë ka qenë shpjegimi i notës 6.5 që mediat italiane i kanë bërë paraqitjes së kapitenit të "delfinëve". Në fitoren 5- 0 përballë Xhenoas që arriti skuadra nën drejtimin e Zemanit për herë të parë, mesfushori kuqezi ka asistuar në golin e tretë dhe ka nisur aksionin në të katërtin. Në takimin tjetër, Elseid Hysaj konsideroh­et si njeri "perfekt".

Me notën 6 nga mediat përtej Adriatikut, mbrojtësi është konsiderua­r si "lojtari që nuk gabon asnjëherë dhe bën në çdo rast atë që duhet. Vlerë e shtuar për ekipin dhe më i miri i repartit të prapavijës". Napoli fitoi me rezultatin 13 përballë Kievos në transfertë,

ndërkohë që "kërcënon" Romën në vendin e tretë me vetëm dy pikë më pak. Seria B

Piza e drejtuar nga Xhenaro Gatuzo ka marrë një barazim pa gola në ndeshjen përballë Frozinones, kryesuesja e Serisë B. Rei Manaj është aktivizuar

përgjatë gjithë takimit. Turqi

Sokol Cikalleshi nuk i mjafton skuadrës së Ahkisarit përballë Beshiktash­it. Kjo e fundit ka fituar me rezultatin 3-1, ndërkohë që sulmuesi i Kombëtares ka qenë titullar dhe është zëvendësua­r në minutën e 75-të. Greqi

Ergys Kaçe është rikthyer në formacioni­n titullar për PAOK-un, e cila ka fituar 4-0 përballë Verias. Me këtë triumf, skuadra e shqiptarit ruan vendin e tretë në kuotën e 39-të pikëve.

Azerbaj han

Kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli, ka pësuar një humbje në takimin e djeshëm përballë Gabalasë, e cila i ka marrë kryesimin Karabakut, edhe pse me pikë të barabarta.

 ??  ??
 ??  ?? Sadiku feston golin e barazimit ndaj Vaduzit
Sadiku feston golin e barazimit ndaj Vaduzit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania