Panorama Sport (Albania)

Gabigol si Ronaldo, Interi prek Champions-in

"Zverdhet" Miranda, humbet ndeshjen kundër Romës

- Përgatiti: ALTIN VORPSI

Interi u konfirmua "mbretëresh­a" e taki meve të drekës, pasi triumfi në Bolonja ishte i treti (në tre) i arritur në takimet e zhvilluara në 12: 30 këtë sezon. Zikaltrit u treguan cinikë dhe mundën ekipin e Donadonit falë një goli të Gabriel Barbosës, i cili bëri që tifozëve të Interit t'u shpëtonte ndonjë pikë loti ( në 1997, po në "Renato Dall'Ara", Interi mundi falë golit të parë në Serinë A të Ronaldos Bolonjën). Episodi që i dha një kuptim ditës së zikaltërve erdhi në minutën e 81-të. Pioli mori fitoren e 9-të në 10 takimet e fundit, ndërsa iu desh që të hidhërohej në fund, pasi Miranda nuk do të jetë i gatshëm me Romën. Për "finalen" e parë të sezonit, ai do të ketë në dispozicio­n Ikardin, Kondogbian dhe mbase Brozoviçin.

Ritmi i ulët - Ashtu siç ka ndodhur shpesh këtë sezon në ndeshjet e 12:30, pjesa e parë nuk ishte shumë e bukur. Skuadrat luajtën me ritme të ulëta, ndërsa sulmuesit ishin flegmatikë. Loja mund kishte qenë më e lehtë për trupën e Piolit nëse Palasio nuk do të gabonte dy metra nga porta. Perisiç bëri gjithçka mirë duke i kaluar topin argjentina­sit, i cili me portën e boshatisur gaboi gjithçka duke dërguar mbi traversë sferën. Katër minuta më vonë argjentina­si ishte autor i një tjetër gabimi trashanik vetëm se kësaj here ai që i kaloi topin ishte Kandreva. Për ekipin e Donadonit spikati vetëm Xhemaili, i cili me inkursione­t e tij i hapi probleme prapavijës zikaltër. Fraksioni i parë u mbyll me goditjen e vetme në kuadrat të të gjithë 45-minutëshit që kishte për autor Galjardini­n.

Polemika dhe gol - Starti i pjesës së dytë krijoi iluzionin se vendasit do të reagonin pasi Verdi tentoi të shënonte pas asistit të Krejçit. Nga ana tjetër, Interi reagoi me anë të Perisiçit, i cili goditi më mirë se ç'duhej topin që i dha D'Ambrozio. Pak minuta më vonë ishte radha e Ederit për të humbur "takimin" me golin kur mbërriti vonë në trajektore­n e topit të lëshuar nga D'Ambrozio. Me kalimin e minutave, skuadrat braktisën skemat dhe miqtë gjetën me lehtësi rrugën që i dërgonte te Da Kosta. Pioli vendosi që të luajë gjithçka për gjithçka dhe në 15 minutat e fundit dhe aktivizoi Banegën e Gabigolin duke larguar Kandrevën dhe

Palasion. Zikaltrit sulmuan pa pushim dhe në momentin që dukej se gjithçka kishte mbaruar ishte pikërisht Gabigol lojtari që u dha tri pikët miqve. Banega hapi mirë topin për te D'Ambrozio, i cili futi sferën në zonë. Sulmuesi brazilian ruajti veten nga pozicioni jashtë

loje dhe në fund shtyu topin në portën e boshatisur. Në minutat e mbetura skuadrat shfrytëzua­n mundësitë që iu dhanë. Gabigolit iu mohua një gol nga Masina, ndërsa Handa bëri mrekullinë kur evitoi golin e barazimit në tentativën e Torosidisi­t.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania