Panorama Sport (Albania)

Penallti në fund, Barça ia del me vuajtje

Skuadra e Enrikes shumë e lodhur në fushë, "Camp Nou" nuk i kursen vërshëllim­at

-

Tri pikë në frymëmar rjen e fundit që shmangin turpërimin, por nuk i largojnë erërat e krizës në shtëpinë blaugrana. Pas natës së tmerrshme të Parisit, Barcelona ngre kokën në kampionat falë një dopiete të Lionel Mesit. Por, për të gjunjëzuar Leganesin (skuadra e 17-të që vinte nga 3 humbje radhazi dhe pa fituar prej nëntorit), duhet një penallti për "Pleshtin", autor i golit të 19-të sezonal në kampionat dhe i 34-ti në 34 ndeshjet e këtij sezoni. E tmerrshme mbrojtja e Enrikes dhe vendimtar Ter Shtegen, autor i ndërhyrjev­e shpëtimtar­e. Në "Camp Nou" dëgjohet edhe ndonjë vërshëllim­ë, por ata arrijnë që të ruajnë vendin e dytë një pikë pas Realit.

Kronika - Barcelona duket se nuk ka kohë për të humbur dhe pas vetëm 4 minutash gjen avantazhin falë një goli të Mesit, i cili është i vendosur mirë në shtyllën e dytë kur shërbehet nga Luis Suarez në krahun e majtë. Por e nxjerrin kokën edhe miqtë që, për pak, sa nuk barazojnë me një dopio-aksion të El Zharit, por Ter Shtegen i përgjigjet në mënyrë të shkëlqyer. Katalanasi­t duan ta mbyllin shpejt ndeshjen, por Herrerin nxiton ndaj Mesit, i cili përpiqet të mbyllë më së miri një

trekëndësh me Suarezin. Leganesi kërcënon sërish: në fillim provon Mantovani nga zhvillimet e një goditjeje këndi, pastaj është vendimtar sërish Ter Shtegen ndaj El Zharit. Për të luajtur me zjarrin, mendon një gafë e Rafinjës në 68' përpara porte dhe, mbi të gjitha, një mbrojtje me mungesa të mëdha (të ruajtur nga Enrike për të shmangur skualifiki­met apo ndonjë dëmtim një javë përpara ndeshjes me Atletikon). Dhe

në minutën e 71- të Barça ndëshkohet: gabimi i radhës nga Serxhi Roberto, topi rrëmbehet nga Makis, i cili shërben për të çmarkuarin Unai Lopez në zonë dhe "Camp Nou" ngrin nga goditja e tij me të parën. Por, për të shpëtuar vendësit mendon një penallti në minutën e fundit (fituar nga Nejmar) dhe gjakftohtë­sia e Mesit, i cili festoi me zemërim përpara një publiku, i cili në fund nuk e fshehu pakënaqësi­në e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania