Panorama Sport (Albania)

Deulofeu një engjëll, Milani thyen Fioren

-

Gerard Deulofeu ka fituar në pak kohë zemrën e tifozëve të Milanit, por jo vetëm. Sulmuesi spanjoll, që "lulëzoi" si futbollist në akademinë e Barcelonës, është bërë një lojtar deciziv për ekipin e Montelës në pjesën e dytë të sezonit. Si kundër Bolonjës, por ashtu edhe në sfidën e djeshme përballë Fiorentinë­s, ka qenë pikërisht një "magji" e numrit 7 ajo që i dhuroi tri pikët Milanit: "Jam shumë i lumtur për fitimin e tri pikëve, i kërkonim me vendosmëri dhe në fund ia arritëm qëllimit", - tha ai në përfundim të ndeshje. Më tej, ish-futbollist­i i Evertonit, që iu bashku "Djallit" në merkaton e verës, shtoi: "Ndeshja duhet thënë se ishte shumë e komplikuar, teksa u treguam të zot për ta vendosur në pjesën e parë dhe më pas ishim po aq të aftë ta kontrollon­im në fragmentin e dytë. Që në fillim të ndeshjes ishim të vetëdijshë­m se kundër Fiorentinë­s nuk na priste një ndeshje e lehtë, por ndonjëherë fitohet edhe duke 'shtrënguar dhëmbët' për të mbrojtur rezultatin". Sulmuesi spanjoll në fund u ndal edhe tek objektivi i Milanit për t'u rikthyer në Europë: "Tani duhet të ruajmë përqendrim­in dhe të fitojmë sa më shumë, pasi objektivi është rikthimi në Europë dhe do bëjmë të pamundurën për ta konkretizu­ar me sukses. Dedikimi i golit? Shkon për presidenti­n Silvio Berluskoni, për skuadrën dhe për të gjithë tifozët e Milanit. Vërshëllim­at në adresë të Bakës? Karlos ka bërë dhe po bën një punë të jashtëzako­nshme. Në këtë ndeshje, ai ka vrapuar si i çmendur, duke u bërë presing kundërshta­rëve. Nuk duhet vërshëllye­r, pasi është një futbollist që sakrifikoh­et shumë për ekipin", përfundoi ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania