Panorama Sport (Albania)

Barazim me Besëlidhje­n, por feston Kamza

Shumë raste, por asnjë gol, skuadra e Brukës nuk gjen formën në ndeshjet e kampionati­t

- LIRIDON PASHA

Ndeshja përmby llëse e javës së 16të midis Kamzës dhe Besëlidhje­s, e zhvilluar dje në stadiumin "Kastrioti" në Krujë, nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola. Edhe pse përfundoi me rrjeta të paprekura, duhet thënë se ishte një sfidë interesant­e dhe me raste të shumta për shënim nga të dyja skuadrat. Ajo u luajt në një terren të rënduar, ku gjithsesi të dy ekipet u përpoqën të arrinin te fitorja, por që në fund ndanë nga një pikë. Sigurisht, të gëzuar dalin kamzalinjt­ë që ruajnë diferencën + 10 pikë ndaj lezhjanëve.

Ndeshja - Minutat e para ishin një studim për të dyja skuadrat dhe vetëm pas minutës së 7- të, vendësit spostuan lojën përpara. Rezi tenton me kokë duke u pasuar nga Nimani, por pa rezultat. Disa minuta më pas, të besuarit e Devollit i afrohen sërish golit të avantazhit me protagonis­të Ymerin, i cili, pas daljes së gabuar të portierit Demi, nuk shfrytëzon mundësinë e dhënë me portën e boshatisur. Pavarësish­t rasteve, goli mungon. Në minutën e 32-të, Lekaj tenton portën me një goditjeje potente në hyrje të zonës, por nuk e ka të vështirë Gjonikaj të neutralizo­jë. Vendësit krijojnë më shumë raste, me protagonis­të Rezin dhe Ymerin,

por shfaqin dobësi në finalizim. Edhe miqtë ndërkaq tentojnë me Ajazin, por topi i tij në fundin e pjesës së parë shkon pa adresë. Pjesa e parë mbyllet pa gola, ndërsa me fillimin e fraksionit të dytë loja ka më shumë ritëm. Në të 49ën, Nimani, nuk arrin ta kontrolloj­ë

si duhet topin e dhënë nga Rezi. Lezhjanët luajnë me qetësinë e duhur, ku jo vetëm mbrohen mjaft mirë, por edhe arrijnë ta kontrolloj­ë lojën në mesin e fushës, ku dhe herë pas here mundohen të rrezikojnë me Seminën dhe nigerianin Kamara. Duhet të

kalojnë minuta të tëra për të parë një aksion të rrezikshëm të kamzalinjv­e, të cilët i afrohen golit me anë të sulmuesit Malindi, por topi i goditur prej tij kalon gjithë pasqyrën e portës dhe kalon ngjitur me traversën. Pavarësish­t rasteve, nuk ka asnjë gol.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania