Panorama Sport (Albania)

Hidi: Vendosin portierët, fitorja do sillte “paqen”

"Klubi të rikthejë tifozët, pa ata nuk ka ngjyra derbi"

- ADELA MERKO

Isli Hidi parashikon një duel pa gola, ndër sa evidenton se derbi do të ketë protagonis­të vetëm Alban Hoxhën dhe Ilion Likën. Prej vitesh po e ndjek si spektator këtë ndeshje gjigantësh, por distanca nuk e pengon që të flasë si një bardheblu, pasi i tillë ndihet. Ishportier­i i 24 herë kampionëve, i cili aktualisht luan në Qipro me Olimpiakos Nikosia, në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport" bën prognozën e kësaj përballjej­e. Mungesën e tifozëve e cilëson si një minus për ekipin dhe evidenton se ky nuk është momenti i duhur i Tiranës.

Luhet derbi i kryeqyteti­t, çfarë kujtimesh dhe ndjesish ju sjell ky duel?

Kujtimet janë nga më të bukurat dhe më emocionues­et. Vetëm derbi di të t'i sjellë këto ndjesi. Ky duel nuk njeh favorit, megjithëse në kohën kur unë isha pjesë e Tiranës, më shumë kam gëzuar fitoret, pak mbaj mend nga humbjet. Vetë atmosfera në shkallët e stadiumit është adrenalinë. Prania e tifozëve motivon çdo lojtar në fushën e lojës. Madje edhe morali rritet vetiu.

Tirana ka mbi 3 vite që nuk fiton, a është ky momenti i kthesës së madhe?

Nuk mund ta them me siguri që është momenti i Tiranës. Megjithatë, pas atij kualifikim­i në Kupë, ndoshta ekipi mund të jetë më i karikuar. Lojtarët duhet të jenë të bindur për fitoren, që të gjithë po e presin me padurim. Vetë problemet që ka kaluar Tirona këto vitet e fundit, janë dëshmi e ecurisë në kampionat apo në derbi.

Si e parashikon Isli këtë derbi, mund të guxoni në rezultat?

Jooo... Mos më thoni të bëj parashikim­e. Nuk ia dal dot dhe sidomos në derbi. Ky duel prandaj është i veçantë, se nuk ka asnjëherë pretendent­ë. Gjithsesi, si tifoz mund të them që uroj të fitojë Tirana dhe të vijë kthesa e madhe.

Do të jetë një përballje që do dhurojë gola?

Ndoshta ky duel mund të përcaktohe­t nga portierët, megjithëse unë do dëshiroja një ndeshje me gola e spektakël.

Josa apo Starova, kush del i fituar?

Të dy i njoh mjaft mirë, pasi si me Mirelin dhe Sulën kam punuar me vite. Janë trajnerët më të mirë pa dyshim. Por unë këtë herë anoj nga Josa, shpresoj që të fitojë ai.

Tifozët e Tiranës vazhdojnë protestën, do ta ndjekin derbin jashtë stadiumit këtë herë. Si e gjykoni këtë vendim?

Kjo situatë duhet të ishte menaxhuar më mirë, si nga klubi, ashtu edhe nga vetë tifozët e zjarrtë të Tironës. Por kjo duhet të ndodhte, para se të vinte ky "divorc". Mungesa e tyre për mua përkthehet me mungesën e ngjyrave të vërteta që ky derbi mbart. Ata janë lojtari i 12-të dhe prej tyre ky duel është kaq i veçantë. Uroj që të kthehen sa më shpejt në shkallët e stadiumit, duke përkrahur ekipin e zemrës, sepse ekipi ka shumë nevojë për ta.

Partizani ka Ekubanin në sulm, ndërsa Tirana dy afrikanë që s'po gjejnë rrjetën. A mund të fitohet pa "bomber"?

Ekuban e ka konfirmuar veten. Ai është përshtatur më së miri me kampionati­n shqiptar, ndaj mund të bëjë edhe diferencën. Ndërsa te Tirana sulmuesit nuk po bëjnë asgjë.

Zhurma e aleancës me Kukësin a mund të ndikojë negativish­t tek ekipi?

Aleanca? Nuk besoj se ka ndonjë aleancë midis Tiranës dhe Kukësit. Zërat janë pjesë e pandarë e kampionati­t. Unë mendoj se janë vetëm fjalë.

Cilat janë pikat e forta

dhe të dobëta të Tiranës dhe Partizanit?

Të dyja ekipet i kanë portat e blinduara. Si Lika dhe Hoxha po bëjnë më të mirën. Partizani në ndryshim nga Tirana ka sulm efikas. Bardheblut­ë u bënë vite që nuk po gjejnë dot një sulmues të mirëfilltë.

Sa përcaktues do të jetë derbi për secilën skuadër?

Një humbje për Partizanin do të ishte tragjike, pasi do të largohej edhe më shumë nga pretendime­t. Ndërsa Tirana jo vetëm do thellonte krizën e rezultatev­e, por do rrezikonte seriozisht edhe vendin e 4t. Unë shpresoj që të shohim spektakël dhe futboll të bukur, edhe pse tifo do të bëj veçse për Tiranën.

Një fitore a do sillte rimëkëmbje­n e Tiranës?

Normal që po, do thyente këtë seri negative në derbi që zgjat prej 3 vitesh dhe mbi të gjitha do rikthente "paqen" mes tifozëve dhe drejtuesve.

"Frika" më e madhe para këtij dueli?

Shpresoj që të mos jetë gjykimi ai që do të vendosë derbin.

 ??  ??
 ??  ?? Lojtarët e Tiranës në grumbullim dje, duke ndjekur ndeshjen Skënderbeu-Luftëtari. Goli i parë i Gjergj Muzakës është duartrokit­ur prej bardhebluv­e, duke qenë se tashmë kanë shansin të rimarrin vendin e 4-t.
Lojtarët e Tiranës në grumbullim dje, duke ndjekur ndeshjen Skënderbeu-Luftëtari. Goli i parë i Gjergj Muzakës është duartrokit­ur prej bardhebluv­e, duke qenë se tashmë kanë shansin të rimarrin vendin e 4-t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania