Panorama Sport (Albania)

Akrobaci dhe presion, të kuqtë batuta për... Tiranën

Starova heq presionin, asnjë fjalë lojtarëve

- ILIR CARA

Partizani u ka dhënë fund dje për gatitjeve për derbin e 148-të të kryeqyteti­t, ku në orën 16:00 kanë kryer seancën e fundit në kompleksin "Tirana Internacio­nal". Seanca e djeshme ka qenë më e shkurtër dhe me ngarkesë më të ulët për lojtarët. Gjithsesi, trajneri i përgatitje­s fizike, Korado Sakone, nuk i ka kursyer as dje, duke ua dhënë dozën me ushtrimet e tij, ku si gjithnjë kërkohet ritëm dhe angazhim maksimal. Situata në kampin e kuq një ditë para derbit dukej e qetë dhe lojtarëve nuk u mungonte optimizmi për këtë takim të sotëm. Përgatitje­t për Tiranën janë mbyllur si për një ndeshje të zakonshme, madje qetësia ka qenë më e madhe se në prag të sfidave të tjera. Si gjithnjë, trajneri Sulejman Starova mundohet që të mos ushtrojë presion ndaj lojtarëve në seancat përmbyllës­e të derbit. "Bobi" dje ka qenë më i qetë se zakonisht në udhëzimet e tij, por, gjithsesi, humori nuk ishte pjesë e repertorit të tij. Ndërsa lojtarët nuk i kursyen batutat dhe shakatë me njëri-tjetrin gjatë ushtrimeve, ku protagonis­të mbeten si gjithnjë Krasniqi, Sukaj, Batha dhe Trashi. Përgatitje taktike

Pas praktikimi­t të kuadratit dhe disa ushtrimeve me ngarkesë fizike, udhëheqjen e seancës e ka marrë trajneri Starova, i cili ka punuar kryesisht me ekipin në aspektin teknik. Theksi i punës ka qenë praktikimi i disa skemave loje nga lojtarët që mendohen si titullarë në derbi. Qarkullimi i topit, mbulimi i zonave dhe saktësia në krosimet nga krahët ishin fjala kryesore e kësaj pjese të përgatitje­ve. Ndonëse qarkullimi dhe kombinimet ishin në shkallën e duhur, goditja e portës nuk ka qenë në shkallën e duhur. Ekuban u tregua gjysmë i saktë në gjuajtjet në portë, gjë e cila u pasua edhe nga të tjerët. Shënjestrë­n më të mirë dje e patën Batha, Torasa dhe Mazrekaj. Në fund ekipi u praktikua në gjuajtjet stan-

darde të kundërshta­rit, ku të gjithë kishin për të detyrë të mbronin kur gjuhej nga këndi apo pozicione afër zonës së rreptësisë.

Optimizmi pas stërvitjes Pas përfundimi­t të përgatitje­ve të djeshme, shkurtimis­ht lojtarët e pranuan për "Panorama Sport" se janë të vendosur për ta fituar derbin e sotëm.

Hoxha- "Jemi përgatitur si zakonisht dhe shpresojmë që në derbi të dalim triumfues. Ndihemi gati për ta fituar këtë takim", u shpreh kapiteni Alban

Hoxha kur po largohej nga fusha.

Krasniqi- Mbrojtësit Gëzim Krasniqi asnjëherë nuk i mungon besimi para një derbi. Madje ai është i sigurt për suksesin e sotëm. "Pse na pyesni për derbin? Edhe ata e dinë vetë se çfarë i pret. Do t'i thyejmë në mesM Mos harro që t'ua kujtoni se nuk luan Atanda... (qesh)", u shpreh Krasniqi për "Panorama Sport" pas stërvitjes.

Ekuban- Të gjithë i kanë sytë tek Ekuban në këtë takim, kështu që mendohet se sot të jetë dita e tij. "Nuk di ta them

se dita e kujt do të jetë, por me saktësi di të them që është dita e derbit. Sigurisht që e dua shumë një gol në derbi", u shpreh Ekuban.

Fili- Goli i Realdo Filit në takimin e 4 maj 2016, në barazimin 2-2, mbetet goli i fundit i shënuar në një derbi. Seancën stërvitore Fili e mbylli me një kërcim akrobatik dhe kur i thua se goli i tij mbetet i fundit, ai u shpreh: "Duhet b... me thye atë gol ( qesh). Po shënova sërish, do ta festoj me kërcimin akrobatik që bëra në fund të seancës".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania