Panorama Sport (Albania)

"Partizani, vetëm për fitore në shtëpinë e Tiranës"

-

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Partizanit, Genc Tomori, në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport" deklaroi se vetëm fitorja u bën punë të kuqve në derbi. Sipas tij, ndaj Tiranës shikohet momenti i kthesës, pasi nuk lejohen më hapa të gabuar. Madje, sipas Tomorit, fitorja në shtëpinë e bardhebluv­e ka një simbolikë të veçantë. Ai më pas u shpreh edhe në lidhje me aleancat, situatën si vijnë ekipet në këtë takim dhe për merkaton e janarit e objektivin titull.

Duke njohur situatën dhe ecurinë e dy ekipeve, si e shikon Genc Tomori derbin e sotëm?

Po të shikosh pikët, të dy ekipet vijnë me mangësi, pasi kemi lënë shumë pikë rrugës. Në dallim nga Tirana, që pati disa probleme në fazën e dytë, ecuria e Partizanit ka qenë e mirë në këtë periudhë. Por, sa i përket fazës së tretë, ne duhet të kishim dy ose tri pikë më shumë, duke pasur parasysh takimet ndaj Teutës dhe Luftëtarit, ndonëse duhet pranuar se në Gjirokastë­r nuk dhamë gjë. Derbin e presim për t'u kthyer tek ecuria e mirë dhe të afrohemi sa më shumë me Kukësin.

Duke ditur se dy derbet e para të këtij sezoni kanë përfunduar 0-0, mendoni se sot do të shikohen gola në "Selman Stërmasi"?

Kam besim te Partizani se do të shënojë në këtë takim, pasi po nuk shënove, nuk fitohet. Barazimi 0-0 mund të jetë një rezultat i mirë për një ndeshje derbi. Por, për ecurinë e kampionati­t dhe synimet që kemi, barazimi mund të na kushtojë shumë kësaj radhe.

Pra, i bie që sfida ndaj Tiranës do të jetë pika e kthesës së Partizanit, për të mos lejuar hapa të tjerë falsë?

Kemi bërë hapa falsë në këtë fillim të pjesës së dytë të kampionati­t, ndaj po të lejojmë sërish këtë gjë, na kushton shumë për objektivin madhor që kemi. Ndaj, kam bindje se derbi do të jetë fundi i hapave të gabuar dhe do të ecim sa më tepër përpara.

Supozojmë se ndodh më e keqja, humbja, çfarë do të ngjasë me Partizanin në vijim?

Ne mendojmë vetëm fitoren në këtë ndeshje, kështu që humbja mbetet gjëja e fundit që na shkon ndër mend. Jemi të predispozu­ar për të menduar vetëm të mirën. Fitorja e fundit e Tiranës daton para 3 viteve, 7 shkurt 2014, mendoni se pritja e tyre do të vijojë sërish?

Përveç fitoreve tona, derbet në vijim kanë prodhuar edhe barazime. Por kësaj radhe nuk na bën punë asnjë rezultat tjetër veç fitores.

Kur tifozët e Tiranës ishin të dënuar nga Disiplina, Partizani bëri thirrje për lejimin e tyre në stadium në derbi. Ndërsa aktualisht, ata kanë bojkotuar skuadrën e tyre. Si e shikoni këtë situatë?

Kjo është çështje e klubit të Tiranës dhe unë nuk kam dëshirë të ndërhyj në këtë pjesë. Tirana ka grupin e vet, drejtuesit e vet, kështu që ne si Partizan jemi fokusuar vetëm te marrja e trepikëshi­t. Në dallim nga faza e parë, tani derbin e organizoni në kryeqytet.

Mendoni se kjo është një arsye më shumë për të qenë favorit sot?

Fusha nuk ndikon në mbarëvajtj­en e takimit, por tifozët tani janë më afër ekipit, më të shumtë dhe më të zjarrtë. Ashtu si ekipi, edhe tifozët do ta kërkojnë fitoren në këtë derbi.

Për Partizanin, si është gara për titullin kampion?

Vërtet jemi 6 pikë prapa vendit të parë, por janë edhe 15 ndeshje për t'u luajtur. Gjithsesi, mund të them se tri përballjet e radhës, me Tiranën, Kukësin dhe Laçin, janë decizive për Partizanin. Këto tri sfida do të tregojnë se sa afër vendit të parë do të jemi.

Ndërhytë në merkaton e janarit, por ende nuk shikohet pritshmëri­a. Çfarë nuk ka funksionua­r në këtë rast?

Nuk është problemi se ata nuk u përshtatën, por edhe ata duan kohën e tyre. Mendoj se problemi ynë në këtë fillim viti nuk është tek afrimet e merkatos, por tek i gjithë grupi, që nuk është treguar rezultativ.

A është Partizani nën presion para derbit me Tiranën?

Nën presion je kur luan edhe me Korabin, jo më në derbi. Në çdo takim je nën presion për të fituar, pasi ka ardhur momenti të fitohet çdo sfidë, që të udhëheqësh kampionati­n dhe të afrohesh te titulli.

U druheni aleancave që kanë dalë së fundmi në skenë, ku promotore u bënë ballafaqim­et mes Tiranës dhe Kukësit? Nuk është hera e parë që ndodhin këto gjëra në futbollin shqiptar. Ne aleancën duhet ta shikojmë brenda skuadrës sonë, në mënyrë që Partizani të fitojë ndaj çdo kundërshta­ri. Pra, kjo është aleanca më e mirë për ne dhe nuk merremi me të tjerët. Aleancat kanë qenë gjithmonë në këto sezonet e fundit te ne, por ne besojmë vetëm te vetja jonë. Thuajse të gjithë ekipet shtrëngohe­n dhe luajnë fort ndaj Partizanit, kështu që ekipi ynë duhet të jetë faktori vendimtar.

Luani si pritës në shtëpinë e Tiranës, cili është mesazhi juaj si Drejtor i Përgjithsh­ëm për tifozët e Partizanit në këtë derbi?

Tifozët gjithmonë na kanë mbështetur dhe do të na mbështesin, siç u ka hije atyre. Duke ditur se luajmë në shtëpinë e Tiranës, një fitore në këtë derbi është akoma edhe më e bukur. T'i mundësh në shtëpinë e tyre do të ishte diçka simbolike edhe për tifozët, edhe vetë Partizanin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania