Panorama Sport (Albania)

Ekuban: Ëndërroj gol në derbi, Tirana si të tjerat

"Taku e Merveil janë fantazia e skuadrës, s"ka shumë diferenca"

- ILIR CARA

Kaleb Ekuab është golashënue­si më i mirë i Partizanit, por italo-ganezi nuk e gjen rrugën e golit në kampionat që nga transferta e Korçës, më 22 dhjetor. 22vjeçari ka shënuar gola vendimtarë për të kuqtë në kampionat, por ai ende nuk e ka shijuar se çfarë emocioni të rezervon goli në derbi. Në intervistë­n e dhënë për "Supersport", Ekuban pohoi se takimi i sotëm me Tiranën ka shumë rëndësi, si dhe shpreson shumë që ta gjejë golin e parë në derbi.

Sa i rëndësishë­m është derbi i radhës për Partizanin?

Kjo është ndeshja më e rëndësishm­e e sezonit për Partizanin, duke parë edhe ecurinë tonë për të qëndruar pranë kryesuesve. Për fat të keq, në Durrës nuk arrita të shënoja, ndaj do të bëj maksimumin për të shënuar një gol në këtë derbi.

A ndihet Ekuban dhe skuadra nën presion apo ankth në prag të takimit me Tiranën?

Kur mendoj për ndeshjen, unë e përjetoj disi me ankth dhe emocione, por në fund të fundit për ne lojtarët çdo gjë është e njëjtë. Luajmë 11 ndaj 11, fusha është e njëjta dhe ndeshja luhet për 90 minuta. Duhet të përpiqesh të pushosh sa më shumë që të jesh në formë optimale.

4 pikë në 3 ndeshje, tashmë testi i radhës është derbi. Cila është strategjia e Partizanit? Sulm frontal apo një lojë e kujdesshme për të goditur më pas kundërshta­rin?

Ne e kemi përgatitur derbin si të gjitha ndeshjet e tjera. Duhet të dominojmë kundërshta­rët dhe të tregojmë më shumë per-

sonalitet dhe të shënojmë një gol më shumë se rivalët.

Cilat janë pikat më të forta të rivalëve?

Më shumë se sulmuesve, u druhem mesfushorë­ve të avancuar të Tiranës, si Taku e Merveil. Ata janë fantazia e skuadrës dhe i japin një mbështetje të madhe fazës së sulmit të Tiranës.

Ke shënuar 9 gola gjatë këtij sezoni. Sulmi i Tiranës ka probleme të mëdha. A shikon diferenca të mëdha mes teje dhe sulmuesve bardheblu?

Nuk ka diferenca të mëdha, por ky është futbolli. Ka ndeshje kur gjithçka të ecën mirë dhe

ndeshje të tjera kur je i pafat. I kam parë disa ndeshje dhe shumë herë kanë gabuar, por kanë qenë edhe të pafat.

Partizani i vitit 2017 është më i fortë në letër se ai 2016-ës, por rezultatet nuk po vijnë. Pse ndodh kjo?

Pjesën e parë të sezonit u paraqitëm shumë mirë, sepse gabuam vetëm në dy apo tri ndeshje. Ndërsa këtë vit jemi ende në fillim të rrugës dhe duhet të presim për të vlerësuar, nëse 2017-ta është një vit më i mirë apo më i keq.

Asnjë gol në derbi, besoni se do të shënoni kësaj radhe ndaj Tiranës?

E ëndërroj një gol në derbi, sepse do të ishte shumë i rëndësishë­m për momentin që po kalojmë, por edhe për atmosferën që krijon kjo ndeshje.

Jeni i huazuar nga Kievo Verona. Shikoni ngjashmëri apo diferenca të derbit të kryeqyteti­t me atë të dy skuadrave të Veronës?

Kievo Verona-Hellas është një derbi që e ndiejmë më shumë tifozët e Hellasit dhe nuk është aq i rëndësishë­m në këtë aspekt. Unë sinqerisht e kam përjetuar atmosferën këtu në Tiranë dhe mund të them se është një ndeshje shumë herë më e rëndësishm­e në këtë aspekt.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania